Politike

Rudi Erebara, kandidati i PD ‘zyrtare’ për Tiranën, Mërtiri: Nuk është politikan, e sulmojnë se duan ta demotivojnë. Të tërhiqet që mos të lëndohet...

Ergys Mërtiri shkruan se Erebara nuk është politikan, e ndoshtë për këtë arsye mund të jetë më i favorizuar se garuesit e tjerë, por nuk do të përdorët "hiletë" e garës për të fituar. 

13 Mars 2023, 00:15 Nga k.m.
Rudi Erebara, kandidati i PD ‘zyrtare’ për Tiranën,
Ergys Mërtiri dhe Rudi Erebara

TIRANË- Gazetari, shkrimtari dhe përkthyesi shqiptar Rudi Erebara dje bëri me dije se kishte marrë një propozim për të garuar si kandidat për Bashkinë e Tiranës, nga ajo që ai e cilësoi si "PD zyrtare". Shumë reagime pati dje, por edhe sot ka reaguar analisti dhe pedagogu Ergys Mërtiri, i cili ka dalë kundër. Në postimin e tij të gjatë, Mërtiri shkruan se Erebara nuk është politikan, e ndoshtë për këtë arsye mund të jetë më i favorizuar se garuesit e tjerë, por nuk do të përdorët "hiletë" e garës për të fituar. 

"Sulmet kunder Rudit kane edhe nje qellim tjeter. Ata duan ta demotivojne ate, si dhe kedo qe merr guximin te sfidoje pellgun ku ata sundojne. Ata e dine shume mire qe Rudi eshte i ndjeshem e me dinjitet dhe e sulmojne pikerisht ketu, per ta thyer aty ku ata mendojne se eshte me i dobet. Dhe nuk e kane dhe aq keq. Cdo njeri me dinjitet dhe ndjeshmeri emocionale do te thyhej perballe bresherive te baltes se turmave te egersuara, te ndersyera nga kopuke qe bejne llogari politike nga pas. Kjo eshte edhe arsyeja pse e keqja ka triumfuar keto 30 vjet. Duke ia njohur "brishtesine", mendoj se ndoshta eshte me mire per Rudin si person te terhiqet, per te mos u lenduar ne perballje me kete shtazeri. Edhe kaq ai e beri te veten, entuziazmoi shume njerez qe e duan dhe vleresojne, si dhe nervozoi shume te tjere qe nuk e honepsin dot ndryshimin. Te pakten i ekspozoi ne menyre me te hapet shume prej tyre duke u dhene mundesine te nxjerrin fytyren e vertere. Per kete gjej rastin ketu ta falenderoj,"-shkruan ai.

Aktualisht, deri më tani për Bashkinë e Tiranës, garon Erion Veliaj nga PS; Belind Këlliçi nga PD dhe Arlid Qori. Ky i fundit nëse nuk regjistrohet në zgjedhje me "Lëvizja Bashkë", do të garojë si kandidat i pavarur. 

POSTIMI I PLOTË:

ergys mërtiri rudi erebara

Sondazh

Poll