Politike

Me avion charter, Presidenti Begaj udhëton drejt Azerbajxhanit, merr pjesë në Forumin Global 

Mësohet se Begaj ka shkuar në Azerbajxhan me avion charter, të cilin ua ka kërkuar organizatorëve të forumit.  

12 Mars 2023, 14:04 Nga I.A
Me avion charter, Presidenti Begaj udhëton drejt Azerbajxhanit, merr
Bajram Begaj

AZERBAJXHAN- Presidenti Bajram Begaj ka udhëtuar ditën djeshme drejt Azerbajxhanit për të marrë pjesë në Forumin Global në Baku. Mësohet se Begaj ka shkuar në Azerbajxhan me avion charter, të cilin ua ka kërkuar organizatorëve të forumit.  

Begaj në Baku është pritur nga ministri i Energjisë së Azerbajxhanit, Parviz Shahbazov dhe zyrtarë të tjerë azerë. Po ashtu gjatë vizitës në Azerbajxhan, Begaj është takuar dhe me homologun azer Ilham Aliyev.

bajram begaj parviz shahbazov

Sondazh

Poll