Sport

Barcelona shpëton nga VAR-i, katalanasit kthehen me një fitore të çmuar nga Bilbao...

Barça arriti të rrëmbejë një sukses të çmuar nga udhëtimi i tyre në stadiumin e Athletic Bilbao (1-0). Nuk mungoi një 'polemikë' në fund të lojës.

12 Mars 2023, 23:52 Nga DOSJA
Barcelona shpëton nga VAR-i, katalanasit kthehen me një fitore të

SPANJE - Barcelona e dyshoi. ‘Shëtitja’ në fushën e San Mames është gjithmonë e ndërlikuar dhe kjo e kësaj të diele nuk ishte përjashtim pas një suksesi shumë të çmuar. 

Nëse Barça dominonte fillimin e ndeshjes, katalanasit mund të dorëzoheshin pa një Ter Stegen të madh apo traversën që zmbrapsi tentativën e Raul Garcias në pjesën e parë. 

Më në fund, pak para pushimit, vjen një gol i refuzuar fillimisht për pozicion jashtë loje, por në fund të dhënë nga VAR, me autor Raphinha që zhbllokoi ndeshjen (45’+2).

Në pjesën e dytë, baskët shtynë fort, pas një tentative të rrezikshme të Lewandowskit. Por Berenguer gjeti fillimisht shtyllën e Ter Stegen (72’), përpara se portieri gjerman të bënte një paradë të madhe kundër Muniain (78’). 

Inaki Williams (87’) mendoi se shënoi, por VAR më në fund pa një dorë nga Muniain, mjaftueshëm për të anuluar golin. Pas një shpëtimi të fundit të mrekullueshëm nga Koundé në një aksion të vluar, Barça mbajti suksesin e saj. Real Madridi është tani në nëntë pike prapa!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll