Sport

VIDEO/ Ata konfliktohen me njëri-tjetrin... por kundërshtari e puth në buzë!...

Ndodhi në kampionatin anglez dhe protagonistët e tij ishin Luke O'Nien dhe Sorensen, të cilën danezi nuk e priti shumë mirë puthjen dhe e kapi rivalin për qafe.

12 Mars 2023, 19:24 Nga DOSJA
VIDEO/ Ata konfliktohen me njëri-tjetrin... por kundërshtari e puth

ANGLI - Ndeshja Norwich - Sunderland në Championship na la me një imazh shumë të pazakontë në futboll. Ndodhi në minutën e 88-të të lojës kur, me një top pas mbrojtjes, Luke O'Nien shtyu  Sorensen në tabelët e reklamave.

Veprimi i rivalit nuk i ka pëlqyer futbollistit danez, ai është kthyer dhe ka përfunduar përballë tij. Të dy lojtarët u afruan shumë me njëri-tjetrin. Pikërisht atëherë O'Nien mendoi ta puthte në buzë danezin Sorensen, i cili reagoi duke e kapur për qafe.

Një imazh i pazakontë që përfundoi pa karton për asnjë nga të përfshirët në episod. Në aspektin thjesht sportiv, ndeshja përfundoi me fitoren 0-1 të Sunderlandit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll