Sport

Rabiot fundos Sampdorian, Juvja rifillon ecjen drejt Europës. Roma ngec ndaj Sassuolos pa Mourinhon në pankinë...

Në ‘Allianz Stadium’, bardhezinjtë mposhtën 4-2 Sampdorian, ndërsa në ‘Olimpico’ verdhekuqtë humbën 3-4 me Sasuolon. Kumbulla (45'+3) ndëshkohet me karton të kuq duke e lënë Romën me 10 lojtarë...

12 Mars 2023, 23:36 Nga DOSJA

Rabiot fundos Sampdorian, Juvja rifillon ecjen drejt Europës. Roma ngec

ITALI - Juventusi e rifillon garën me ritmin për në nivelet e para të renditjes. Në ditën e 26-të të Serisë A, skuadra e Allegrit mposhti 4-2 Sampdorian dhe kaloi 4 pikë nga vendi i gjashtë i Atalantës. Në ‘Allianz Stadium’ në pjesën e parë, bardhezinjtë e nisën mirë, më pas u turbulluan: Bremer (11') dhe Rabiot (26') hapën rezultatin, por Augello (31') dhe Djuricic (32') vendosën gjithçka në ekuilibër në mes dy minutash. 

Veç barazimi ishte jetëshkurtër. Në të vërtetë, në pjesën e dytë, mesfushori francez Rabiot (64') ishte ende duke menduar për ta ngjitur Juven ne skenë me një goditje të bukur me të majtën nën traversë. Në finale, Vlahovic (69) humb një penallti, Cuadrado  godet traversën dhe Soulé (94') mbyll llogaritë në rikuperim dhe firmos rezultatin 4-2 për Juventusin. 

Rabiot fundos Sampdorian, Juvja rifillon ecjen drejt Europës. Roma ngec

Më herët, në ‘Olimpico’, pa Mourinhon e pezulluar në stol, verdhekuqtë u mundën 3-4 nga Sassuolo, duke humbur mundësinë për të siguruar vendin e dytë bashkë me Interin.  Jeshiltë kaluan shpejt në avantazh me dy gola të Laurienté (13’ dhe 18’), por Zalewski (26’) me këmbën e djathtë ngushton epërsinë. 

Megjithatë, pak para pushimit, Kumbulla (45’+3) u përjashtua me karton të kuq për reagimin e tij ndaj kapitenit të Sassuolos, duke lënë Romën me dhjetë lojtarë, ndërkohë që Berardi (45’+4) të shënonte 1-3. Në pjesën e dytë Dybala (50’) mashtroi ‘Olimpicon’ me një gol të mrekullueshëm, por Pinamonti (75’) një çerek ore nga fundi do të plotësosnte kuartetin e golave për suksesin e tretë radhazi të emilianëve, që goli i Wijnaldum (90’+4) nuk e vuri në dyshim rezultatin 3-4.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll