Bota

'Mos e humbisni autobusin'/ MESAZHI i ambasadorit gjerman para takimit vendimtar të 18 marsit në Ohër

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka deklaruar se mbështet plotësisht përpjekjet e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi.

12 Mars 2023, 15:51 Nga a.l

'Mos e humbisni autobusin'/ MESAZHI i ambasadorit gjerman para takimit

KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka deklaruar se mbështet plotësisht përpjekjet e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi. Rohde në një postim në 'Twitter' ka shkruar se një marrëveshje është arritur, ndërsa u ka drejtuar një mesazh krerëve të qeverisë, Kurtit dhe Vuçiçit që të 'mos humbasin autobusin'.  Rohde ka shtuar se një marrëveshje do të përshpejtojë integrimin euroatlantik të Kosovës dhe është një shans historik në rrugën drejt normalizimit të plotë dhe njohjes reciproke.

Kosova do të fitojë shumë. Kosova duhet të zbatojë detyrimin e saj të gjatë dhe të përmbushë ASMM tani. Apeli im për Kosovën dhe Serbinë për bisedimet e ardhshme në Ohër është: ‘Mos e humbisni autobusin”, ka shkruar ambasadori gjerman.

Takimi i radhës i nivelit të lartë të dialogut Kosovë-Serbi do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Kryeministri, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, pritet të diskutojnë për planin e Bashkimit Evropian për dialogun dhe udhërrëfyesin e zbatimit të tij.

jorn rohde

Sondazh

Poll