Bota

Stuhia e fuqishme “Pineapple Express” godet Kaliforninë/ Përmbytje masive, jepet urdhri për evakuuimin e banorëve

Dhjetra urdhra evakuimi janë në fuqi në Kaliforni, pasi një stuhi e fuqishme e quajtur 'Pineapple Express' rrezikon të nxjerrë nga shtrati lumenjtë duke shkaktuar përmbytje masive.

12 Mars 2023, 16:06 Nga a.l
Stuhia e fuqishme “Pineapple Express” godet Kaliforninë/
Stuhi në Kalifroni

SHBA- Dhjetra urdhra evakuimi janë në fuqi në Kaliforni, pasi një stuhi e fuqishme e quajtur 'Pineapple Express' rrezikon të nxjerrë nga shtrati lumenjtë duke shkaktuar përmbytje masive. Mediat e huaja raportojnë se, deri në 23 cm shi pritej në disa pjesë të shtetit, me disa metra borë të dendur dhe të lagësht që është duke rënë mbi male, ku një grumbull i madh dëbore është krijuar gjatë muajve të stuhive gati rekord. Parashikuesit thanë se 'Pineapple Express', i quajtur kështu sepse po sjell lagështi të ngrohtë, subtropikale nga Hawaii, mund të shkaktojë shkrirjen e një pjese të dëborës masive, duke dërrmuar sistemet e lumenjve.

"Reshjet totale prej 4-9 inç (10-23 cm), sipër zonave me tokë të ngopur dhe borë të thellë do të shkaktojnë ndikime të përhapura dhe të rënda përmbytjesh," paralajmëroi Shërbimi Kombëtar i Motit (NëS).

Presidenti amerikan Joe Biden në një deklaratë emergjente për shtetin, kërkoi që të merren masa nga emergjencat civile. 

moti i keq ne shba

Sondazh

Poll