Bota

Sulmoi kreun e partisë greke 'MeRA25', 17-vjeçari 'anarkist' njihet me akuzat

Ndërkohë në shënjestrën e autoriteteve janë edhe 3-4 persona të tjerë.

12 Mars 2023, 15:36 Nga a.l

 

Sulmoi kreun e partisë greke 'MeRA25', 17-vjeçari
Yanis Varoufakis

 

GREQI- Prokuroria e Athinës vijoi ndjekjen penale ndaj 17-vjeçarit i cili u arrestua për sulmin dhe plagosjen e kreut të pratisë greke MeRA25, Yanis Varoufakis. Mediat greke raportojnë se 17-vjeçari dhe grupi i tij do të përballen me akuzën për veprat penale: lëndim të rëndë trupor (kryerje penale), bandë (vepër penale), dhunë pa leje dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë në shënjestrën e autoriteteve janë edhe 3-4 persona të tjerë. Sipas informacioneve nga Sigurimi i Shtetit, bëhet fjalë për të rinj, të cilët lëvizin në zonën e gjerë të Eksarkisë. Po hetohet nëse ata kanë qenë të përfshirë më parë në incidente. Sipas burimeve policore, 17-vjeçari u arrestua në Marousi, në periferi të Athinës veriore, ai është aktiv në lëvizjen antiautoritare dhe ka qenë i njohur për autoritetet për “përfshirje në incidente”. Disa media raportuan se adoleshenti ishte ai që filmonte sulmin dhe se i kishte fshirë pamjet. Ndërsa ish-ministrti nuk mund të marrë pjesë në tubimin e organizuar në ditët në vijim për aksidentin tragjik pasi ai ndodhet në spital për shkak të plagëve të marra nga sulmi i të rinjve.  Kreu i partisë MeRA25 i cili pësoi një thyerje të hundës i kërkoi qeverisë të ndalojë spekulimet çorientuese dhe të hetojë sulmin nga Drejtësia.

yanis varoufakis

Sondazh

Poll