Sport

Lionel Messi “shantazhon” Parisin për rinovimin e kontratës!

Vetëm me ato kushte ai është gati të marrë stilolapsin në dorë dhe të vendosë nënshkrimin e tij në një kontratë të re.

12 Mars 2023, 13:27 Nga DOSJA
Lionel Messi “shantazhon” Parisin për rinovimin e

FRANCE - Kontrata e argjentinasit të famshëm Lionel Messi me Paris Saint-Germain skadon në fund të sezonit dhe drejtuesit e klubit po bëjnë gjithçka për ta bindur atë të zgjasë bashkëpunimin.

Mediat franceze raportojnë se argjentinasi ende nuk ka vendosur se ku do të vazhdojë karrierën, por po mendon seriozisht të zgjasë bashkëpunimin me parisienët.

Megjithatë, ai vendosi dy kushte të pabesueshme për nënshkrimin e ri.

Dyshohet se ai kërkon një pagë vjetore prej 40 milionë eurosh dhe një vend të garantuar në formacionin startues. Argjentinasi dëshiron të jetë i sigurt se do të luajë pavarësisht nga forma e tij aktuale dhe kush do të jetë trajner i skuadrës sezonin e ardhshëm.

Vetëm me ato kushte ai është gati të marrë stilolapsin në dorë dhe të vendosë nënshkrimin e tij në një kontratë të re.

“Argjentinasi dëshiron të qëndrojë në formë, sepse planifikon të luajë në Kupën e Amerikës vitin e ardhshëm për kombëtaren e vendit të tij”, raportojnë mediat franceze.

Akoma nuk është arritur një marrëveshje, por pritet që negociatat të zhvillohen në periudhën në vijim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll