Sport

VIDEO / Orgjia për të cilën po gumëzhin bota: U shfaqën imazhe të reja shokuese të yllit të NBA-së!

Basketbollisti i talentuar, i cili verën e kaluar nënshkroi kontratë pesëvjeçare me Memphisin me vlerë 193 milionë dollarë, ka humbur plotësisht “busullën”.

12 Mars 2023, 13:14 Nga DOSJA
VIDEO / Orgjia për të cilën po gumëzhin bota: U shfaqën

SHBA - Basketbollisti i famshëm i NBA-së, Jha Morant, u gjend në qendër të një skandali pasi nxori një armë në një klub striptizi, e filmoi veten dhe më pas e postoi në rrjetet sociale. Tani janë shfaqur foto që tregojnë gjitha skenat hot dhe shthurjen që i parapriu incidentit të lartpërmendur me armën.

Basketbollisti i talentuar, i cili verën e kaluar nënshkroi kontratë pesëvjeçare me Memphisin me vlerë 193 milionë dollarë, ka humbur plotësisht “busullën”.

Pas lajmit se ai ka rrahur një adoleshent pas një ndeshjeje basketbolli dhe dyshohet se ka shkrepur armën mbi të, skandalet në të cilat Morant është aktori kryesor filluan të shfaqen si në kasetë. Morant mori pezullimin e klubit për shkak se u shfaq një video e tij duke tundur armën dhe tashmë dalin fotot skandaloze nga klubi i natës ku ndodhi incidenti për të cilin po gumëzhin Amerika.

Dy ditë para skandalit me armë, Morant ishte duke zhvilluar një orgji në klub. Ai ka marrë me qira një lokal vetëm për vete dhe ka krijuar kaos. Paratë u shpërndanë në të gjithë dyshemenë, thashethemet thonë se ai la 50 mijë dollarë bakshish atë natë dhe shoqërohej nga vajza të egra.

ESE ES JA MORANT?
NAAA
Si ya lo amaba antes, ahora es mi ídolo. https://t.co/BEJ7w78Erp
— TAKATAKA⭐️⭐️⭐️ (@Tron23Verg4) March 12, 2023

"E gjithë dhoma ishte plot me para. Ishte kudo dhe fjalë për fjalë ju duhej një lopatë për ta marrë. Ai erdhi për t'u argëtuar. Ai donte vajza dhe muzikë gangstere", zbuloi një dëshmitar nga klubi për New York Post.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll