Bota

Autoritetet në SHBA: Evitoni Meksikën, është shumë e rrezikshme për pushimet

Departamenti i Sigurisë Publike në Teksas (DPS) tha se dhuna e kartelit të drogës përfaqësonte një kërcënim të rëndësishëm për këdo që kalon në Meksikë

12 Mars 2023, 08:55 Nga I.A
Autoritetet në SHBA: Evitoni Meksikën, është shumë e
Foto Ilustruese

SHBA- Autoritetet në shtetin amerikan të Teksasit kanë këshilluar qytetarët amerikanë të mos udhëtojnë në Meksikë gjatë pushimeve të verës për arsye sigurie. Departamenti i Sigurisë Publike në Teksas (DPS) tha se dhuna e kartelit të drogës përfaqësonte një kërcënim të rëndësishëm për këdo që kalon në Meksikë.

Kjo vjen pasi katër amerikanë u rrëmbyen pak pasi kaluan kufirin javën e kaluar. Dy prej tyre u vranë, ndërsa dy u lanë të lirë. Tri gra amerikane që shkuan në Meksikë për të shitur rroba në një treg janë zhdukur prej më shumë se dy javësh.

“Dhuna e kartelit të drogës dhe aktivitetet e tjera kriminale përfaqësojnë një kërcënim të rëndësishëm sigurie për këdo që kalon në Meksikë tani”, tha drejtori i DPS, Steven McCraw.

Katër amerikanë u rrëmbyen nga një kartel droge dhe dy prej tyre u vranë, kur ata vizituan qytetin Matamoros, Meksikë, në fillim të këtij muaji. Një kalimtar meksikan u vra gjithashtu nga të shtënat. Që atëherë, karteli përgjegjës ka kërkuar falje për incidentin dhe ka dorëzuar në polici personat e tij të armatosur.

dps steven mccraw

Sondazh

Poll