Bota

Ish-drejtori i sportit në BBC: Paanshmëria është vërtet jetike, niseni me largimin e Sharp që ndihmoi Johnson

Duke shkruar në Twitter, ai thotë se tweet-et e Lineker "nuk ishin në përputhje me udhëzimet editoriale" dhe se paanshmëria është "jetike".

11 Mars 2023, 16:43 Nga F.M
Ish-drejtori i sportit në BBC: Paanshmëria është vërtet
Roger Mosey

BRITANI E MADHE- Ish-drejtori i departamentit të lajmeve dhe drejtori i sportit i BBC-së, Roger Mosey ka komentuar çështjen e largimit të Gary Lineker.

Duke shkruar në Twitter, ai thotë se tweet-et e Lineker "nuk ishin në përputhje me udhëzimet editoriale" dhe se paanshmëria është "jetike".

Megjithatë, ai vazhdon të thotë se BBC ka qenë "jokonsistente" në mënyrën se si i ka zbatuar këto udhëzime.

BBC shkrua se ai sugjeron largimin e kryetarit të BBC-së, Richard Sharp.

“Ka pasur një polemikë të vazhdueshme që përfshin Sharp dhe pretendimet se ai ndihmoi në lehtësimin e një kredie për ish-kryeministrin Boris Johnson. Ai dëmton besueshmërinë e BBC-së. Idealisht, Lineker duhet të qëndrojë brenda udhëzimeve të qarta dhe të dakorduara. Dhe BBC duhet të pyesë drejtuesit e saj të cilët duhet të shpjegojnë se si ata synojnë ta zgjidhin këtë krizë,”- thuhet në reagimin e tij.

Ç'ka ndodhur? 

Lineker nuk do të prezantojë "Match of the day" këtë fundjavë pasi BBC njoftoi se postimi i tij i fundit në 'Tëitter' që krahasonte planin e qeverisë për emigrantët e paligjshëm me Gjermaninë naziste shkelte rregullat e paanësisë. Korporata tha se Lineker do të tërhiqej nga prezantimi i programit derisa ai dhe shefat e tij të binin dakord për përdorimin e tij të mediave sociale. 

E gjitha nisi pasi, sipas Lineker e komentoi çështjen e emigrantëve si një politikë jashtëzakonisht mizore të drejtuar ndaj njerëzve më të cenueshëm në gjuhë jo të ndryshme nga ajo e përdorur nga Gjermania në vitet '30. Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman iu përgjigj duke u shprehur se ishte e fyer nga këto komente.

roger mosey gary lineker shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll