Bota

Nga dialogu Kosovë-Serbi te integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, AXHENDA e vizitës së Dendias në Kosovë

Më pas ai do të pritet në takim edhe nga kryeministri Albin Kurti, i cili do të shtroi edhe një drekë për ministrin grek.

12 Mars 2023, 08:37 Nga I.A
Nga dialogu Kosovë-Serbi te integrimi i Ballkanit Perëndimor në
Nikos Dendias

KOSOVË- Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias do të qëndroj sot për vizitë në Prishtinë. Sipas njoftimit nga MPJ e Greqisë, thuhet se Dendias do të zhvillojë një takim me presidenten, Vjosa Osmani. Takimi mes tyre do të nis në orën 11:00.

Më pas ai do të pritet në takim edhe nga kryeministri Albin Kurti, i cili do të shtroi edhe një drekë për ministrin grek. Në fund Dendias do të ketë takim edhe me homologen e tij, Donika Gërvalla. Diskutimet gjatë vizitës pritet të fokusohen në zhvillimet në dialogun Beograd-Prishtinë dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

nikos dendias vjosa osmani

Sondazh

Poll