Bota

BBC bën hapa pas: Shumë situatë e vështirë për ne. Rikthimi i Gary Lineker është suksesi ynë

Shfaqjet e futbollit u ndërprenë në minutën e fundit të shtunën pasi prezantuesit dhe komentuesit u larguan në mbështetje të prezantuesit të 'Match of the Day', Gary Lineker.

12 Mars 2023, 08:24 Nga I.A
BBC bën hapa pas: Shumë situatë e vështirë për ne.
Tim Davie

ANGLI- Drejtori i përgjithshëm i BBC, Tim Davie u ka kërkuar falje taksapaguesve si dhe qytetarëve pas një dite ndërprerjeje të programit sportiv. Shfaqjet e futbollit u ndërprenë në minutën e fundit të shtunën pasi prezantuesit dhe komentuesit u larguan në mbështetje të prezantuesit të 'Match of the Day', Gary Lineker. Ndeshja e ditës u reduktua në një edicion 20-minutësh. Lineker u pezullua pasi kritikoi politikën e diskutueshme të qeverisë për azilin. Por Davie mohoi që qeveria i bëri presion për këtë veprim.

Përveçse nuk kishte prezantues, 'Match of the Day' në BBC One të shtunën mbrëma u transmetua pa komente dhe ekspertët Alan Shearer dhe Ian Wright nuk u shfaqën. Programi ishte gjithashtu pa melodinë e famshme të temës dhe kreditet e hapjes. Shfaqja filloi me një lexim grafik "Premier League Highlights" përpara se të fillonte drejtpërdrejt në klipe nga ndeshja Bournemouth - Liverpool, ku komenti i zakonshëm u zëvendësua nga zhurma e turmës. 

Davie pranoi se kishte qenë një ditë e vështirë për korporatën, por tha se po punojnë për të zgjidhur situatën. I intervistuar nga BBC News, zoti Davie tha: Suksesi për mua është rikthimi i Gary në transmetim dhe së bashku ne po i japim audiencës atë mbulim sportiv të klasit botëror, të cilin, siç them unë, më vjen keq që nuk kemi qenë në gjendje ta ofrojmë sot.

Drejtori i përgjithshëm tha se ai absolutisht nuk do të jepte dorëheqjen, por pranoi se kjo ka qenë një kohë e vështirë për BBC. Ai tha se nuk kishte pasur asnjë "lëmoshë" ndaj asnjë partie politike mes akuzave nga partitë opozitare se drejtuesit e BBC-së ishin përkulur ndaj presionit nga Downing Street. Davie tha se Linekerit i ishte kërkuar të "tërhiqej" pasi u përfshi në çështje politike partiake. Ai shtoi se ishte i përgatitur të rishikonte rregullat e paanësisë për stafin e pavarur si Lineker.

Ç'ka ndodhur? 

Lineker nuk prezantoi "Match of the day" këtë fundjavë pasi BBC njoftoi se postimi i tij i fundit në 'Twitter' që krahasonte planin e qeverisë për emigrantët e paligjshëm me Gjermaninë naziste shkelte rregullat e paanësisë. Korporata tha se Lineker do të tërhiqej nga prezantimi i programit derisa ai dhe shefat e tij të binin dakord për përdorimin e tij të mediave sociale. E gjitha nisi pasi, sipas Lineker e komentoi çështjen e emigrantëve si një politikë jashtëzakonisht mizore të drejtuar ndaj njerëzve më të cenueshëm në gjuhë jo të ndryshme nga ajo e përdorur nga Gjermania në vitet '30. Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman iu përgjigj duke u shprehur se ishte e fyer nga këto komente.

tim davie gary lineker

Sondazh

Poll