Bota

"Do të të gjej avokat", i riu mashtron qytetarët, u merr mijëra euro dhe zhduket, pre e tij bie dhe reperi

Mc Qoppa tregon se i ka dhënë 4.500 euro personit në fjalë me qëllim që ai t’i përdorte kinse për të gjetur dhe paguar një avokat, për të zgjidhur një çështje që kishte reperi të hapur.

11 Mars 2023, 16:06 Nga F.M
"Do të të gjej avokat", i riu mashtron qytetarët, u
Mërgim Musliu

KOSOVË- Një person i identifikuar si Mërgim Musliu është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës pasi akuzohet se ka mashtruar shumë persona dhe u ka marrë para. Insjader shkruan se rasti i Musliut është zbardhur nga reperi Elvis Qollopeku, i njohur si Mc Qoppa, i cili e ka denoncuar të riun.

Mc Qoppa tregon se i ka dhënë 4.500 euro personit në fjalë me qëllim që ai t’i përdorte kinse për të gjetur dhe paguar një avokat, për të zgjidhur një çështje që kishte reperi të hapur.

 Mc Qoppa thotë gjithashtu se dokumentet që ka marrë nga Musliu, i cili siç duket lunate rolin e sekserit, kanë qenë të falsifikuara dhe e ka kuptuar kur i është dashur të ballafaqphet me personat e përfshirë.

Mirëpo, Mërgim Musliu nuk është ndalur me kaq. Ai i ka kërkuar edhe një shumë tjetër parash këngëtarit dhe këtu Mc Qoppa tregon se e ka kuptuar se ishte mashtrim.

Ai u është drejtuar organeve të rendit. Por, Insajder thotë se policia e Kosovës fillimisht nuk e ka marrë për bazë deklaratën e tij.

Sipas Mc Qoppës, Mergim Musliu ka mashtruar edhe qytetar të tjerë duke iu marrë para në të njëjtën mënyrë siç e ka mashtruar këngëtarin. Ai hedh dyshime se ky person ka lidhje me mashtrimin e madh që zbuluar para disa jave se si një qytetar kishe kërkuar ndihmë për kinse shërimin e vëllait të tij jashtë shteti. Pasi për të u mblodhën rreth 94 mijë euro, personi ishte zhdukur. Por, ai u zbulua dhe u arrestua nga Policia e Kosovës.

mergim musliu elvis qollopeku

Sondazh

Poll