Bota

Çështja ‘Gary Lineker’, reagon Unioni Kombëtar i Gazetarëve: Ky është një autogol nga ana e BBC! Marrëzi t’i dorëzohesh presionit politik

Bectu, sindikata që përfaqëson sektorin e transmetimit, thotë se ka qenë një "vendim thellësisht shqetësues nga BBC".

11 Mars 2023, 16:36 Nga F.M
Çështja ‘Gary Lineker’, reagon Unioni Kombëtar i
Gary Lineker

BRITANI E MADHE- Gary Lineker ka mbështetjen e Unionit Kombëtar të Gazetarëve (NUJ), me sekretaren e saj të përgjithshme Michelle Stanistreet. BBC shkruan se Stainstree është shprehur se BBC është në një "pozitë të rrezikshme" pasi i kërkoi atij të tërhiqej nga prezantimi.

"Ky është një autogol nga ana e BBC,"- thotë ajo.

“Të dorëzohesh ndaj presionit të qëndrueshëm politik në këtë mënyrë është sa marrëzi aq edhe e rrezikshme,”- shton ajo.

“Të jep zemër të shohësh solidaritetin në veprim,”- vijoi më tej, referuar kolegëve që mbështetën Lineker dhe u larguan pas tij.

Bectu, sindikata që përfaqëson sektorin e transmetimit, thotë se ka qenë një "vendim thellësisht shqetësues nga BBC".

"Kjo tregon që ata janë përkulur ndaj presionit politik nga ministrat për të hequr dikë nga transmetimi për mospajtim me politikat e qeverisë aktuale," thotë kreu i sindikatës Philippa Childs.

Ç'ka ndodhur? 

Lineker nuk do të prezantojë "Match of the day" këtë fundjavë pasi BBC njoftoi se postimi i tij i fundit në 'Tëitter' që krahasonte planin e qeverisë për emigrantët e paligjshëm me Gjermaninë naziste shkelte rregullat e paanësisë. Korporata tha se Lineker do të tërhiqej nga prezantimi i programit derisa ai dhe shefat e tij të binin dakord për përdorimin e tij të mediave sociale. 

E gjitha nisi pasi, sipas Lineker e komentoi çështjen e emigrantëve si një politikë jashtëzakonisht mizore të drejtuar ndaj njerëzve më të cenueshëm në gjuhë jo të ndryshme nga ajo e përdorur nga Gjermania në vitet '30. Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman iu përgjigj duke u shprehur se ishte e fyer nga këto komente.

gary lineker shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll