Bota

Shpërthimet e 'Nord Stream'/ Zelenskyy: Ukraina nuk ka 'gisht' në këtë çështje

Kreu i shtetit tha gjithashtu se ka edhe vende të tjera që po ndihmojnë Rusinë të anashkalojë sanksionet.

10 Mars 2023, 21:30 Nga a.l
Shpërthimet e 'Nord Stream'/ Zelenskyy: Ukraina nuk ka
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka mohuar përfshirjen e vendit në shpërthimet në tubacionet e gazit 'Nord Stream'. Gjatë një konference për shtyp me kryeministren finlandeze Sanna Marin në Kierv, ai u shpreh se kjo histori po bëhet për të ngadalësuar furnizimin me ndihmë për Ukrainën.

 "Sa i përket Rrjedhës Veriore, ne nuk kemi të bëjmë me të... Këto raporte po përhapen për të ngadalësuar ndihmën për Ukrainën. Është shumë e thjeshtë. Mendoj se është shumë e rrezikshme që disa media të pavarura, për të cilat gjithmonë kam pasur shumë respekt, po ndërmarrin hapa të tillë. Unë besoj se kjo është e gabuar: kjo është vetëm në duart e Federatës Ruse. Ose ka grupe të tjera biznesi që kanë interes që të mos vendosen sanksione të ashpra, sepse biznesi i tyre po vuan dhe këto grupe nuk janë domosdoshmërisht vetëm në territorin rus”, tha ai. 

Zelensky theksoi se Ukraina tani po lufton jo vetëm kundër Rusisë, por edhe kundër njerëzve që nuk shohin asgjë përveç parave, biznesi i të cilëve po vuan për shkak të rënies së tregtisë me shtetin terrorist, etj. Kreu i shtetit tha gjithashtu se ka edhe vende të tjera që po ndihmojnë Rusinë të anashkalojë sanksionet.

 

 

nord stream

Sondazh

Poll