Bota

Takimi me Lajçak/ Krasniqi mbledh kryesinë e partisë: Marrëveshja e 27 shkurtit e pamjaftueshme

Krasniqi ka njoftuar Kryesinë për takimet dhe komunikimet e ditëve të fundit që ka pasur me aktorë të ndryshëm, vendorë dhe ndërkombëtarë, pas dakordimit të kryeministrit Albin Kurti për Propozimin evropian.

10 Mars 2023, 20:17 Nga a.l
Takimi me Lajçak/ Krasniqi mbledh kryesinë e partisë:
Memli Krasniqi

KOSOVË-  Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas takimit me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka ftuar mbledhjen e Kryesisë së partisë, ku është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas njoftimit të PDK-së, Krasniqi ka njoftuar Kryesinë për takimet dhe komunikimet e ditëve të fundit që ka pasur me aktorë të ndryshëm, vendorë dhe ndërkombëtarë, pas dakordimit të kryeministrit Albin Kurti për Propozimin evropian.

Gjatë këtij takimi, Kryetari Krasniqi i informoi anëtarët e Kryesisë edhe për takimin me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, të cilin e priti sot në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.

PDK-ja deklaron se qëndrimi i saj mbetet i konsistent dhe i pandryshueshëm në raport me këtë marrëveshje, e cila është e pamjaftueshme dhe mundësi e humbur për një progres final, të cilin e kanë pritur të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kjo marrëveshje, heqë dorë prej arritjes së njohjes së ndërsjellë. Kryeministri Kurti e ka keqpërdorur legjitimitetin qytetar për t’i bërë një dëm afatgjatë Kosovës, duke ia zvarritur në pafundësi konfliktin e ngrirë me Serbinë. Në fund të këtij takimi, u dakordua që javën e ardhshme të ftohet edhe mbledhja e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës", thuhet në fund të njoftimit.

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar sot kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin, atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Sipas njoftimit, ishte Haradinaj që i tha po marrëveshjes, ndërsa Krasniqi i ishte skeptik që në qendër të marrëveshjes nuk është njohja e ndërsjellë, por asociacioni.

memli krasniqi

Sondazh

Poll