Bota

'Retorikë si nazistët'/ Kush do të zëvendësojë Gary Lineker si prezantues i BBC 'Match of the Day'?

Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman iu përgjigj duke u shprehur se ishte "e zhgënjyer" me komentet e ish-futbollistit.

10 Mars 2023, 20:07 Nga a.l
'Retorikë si nazistët'/ Kush do të
Gary Lineker

BRITANI- Jermaine Jenas do të prezantojë 'Ndeshjen e Ditës '(Match of the Day), pasi Gary Lineker u largua nga BBC. Lineker nuk do të prezantojë "Ndeshjen e Ditës" këtë fundjavë pasi BBC njoftoi se postimi i tij i fundit në 'Twitter' që krahasonte planet e qeverisë për migrimin me Gjermaninë naziste shkelte rregullat e paanësisë.  Korporata tha se Lineker do të tërhiqej nga prezantimi i programit derisa ai dhe shefat e tij të binin dakord për përdorimin e tij të mediave sociale, tha The Guardian. 

E gjitha nisi pasi, sipas Lineker, çështja e emigrantëve e gjitha ishte një "politikë jashtëzakonisht mizore të drejtuar ndaj njerëzve më të cenueshëm në gjuhë jo të ndryshme nga ajo e përdorur nga Gjermania në vitet '30". Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman iu përgjigj duke u shprehur se ishte "e zhgënjyer" me komentet e ish-futbollistit.

Prej ditësh bëhet thirrje nga Qeveria e Britanisë së Madhe e cila ka paralajmëruar grupet e trafikantëve që kalojnë emigrantë të paligjshëm përmes kanalit të La Manshit. Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak dhe Suella Braverman kanë paralajmëruar se do të fusin në fuqi projektligjin e ri që synon të lërë jashtë shqyrtimit të gjitha format e kërkesave për azil që janë bërë nga ata emigrantë që futen në vend përmes gomoneve. Në vitin 2022, më shumë se 45,000 njerëz mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar me anije të vogla krahasuar me 28,000 një vit më parë. Mes tyre janë raportuar se kanë qenë 10 mijë shqiptarë.

gary lineker

Sondazh

Poll