Bota

Shiti sekretet e Rusisë, oficeri italian dënohet me 30 vjet burg

Gjykata Ushtarake e Romës e dënoi me 30 vjet burg Walter Biot, oficerin e marinës, i akuzuar për spiunazh pasi i  kishte dorëzuar lajme dhe akte sekrete një zyrtari të ambasadës ruse në Itali në këmbim të parave.

10 Mars 2023, 19:53 Nga a.l
Shiti sekretet e Rusisë, oficeri italian dënohet me 30 vjet burg
Walter Biot

ITALI- Gjykata Ushtarake e Romës e dënoi me 30 vjet burg Walter Biot, oficerin e marinës, i akuzuar për spiunazh pasi i  kishte dorëzuar lajme dhe akte sekrete një zyrtari të ambasadës ruse në Itali në këmbim të parave. Prokuroria ushtarake kishte kërkuar dënim të përjetshëm për kapitenin e fregatës. Sipas prokurorit, ai tregtonte sekrete dokumentesh dhe shfaqte shkallë të lartë tradhtie dhe dinakërinë me të cilën ai donte të fshihte veprimin e tij, shkruajnë mediat italiane. 

Gjatë aktakuzës, prokurori rindërtoi historinë dhe gjithashtu kujtoi pamjet e dy kamerave në zyrën e Biot-it, nga të cilat oficeri shihet në tavolinën e tij duke marrë një kuti të vogël nga e cila merr një celular, futi një kartë SD dhe e fotografoi atë në kompjuter. Në fund Biot e fut kartën në një kuti ilaçesh, të fshehur në fletëpalosje dhe vendos gjithçka në çantën e shpinës. “Midis 19 dokumenteve të fotografuara nga Biot kishte disa Born Secret tepër konfidenciale, dhe një Top sekret“, kujton prokurori. Siç u raportua nga dëshmitarët gjatë gjykimit, siç kujtohet nga prokuroria në sallën e gjyqit, dokumentet në fjalë kishin të bënin me një pjesë të luftës kundër ISIS-it, ndërsa të tjera tregonin dobësi dhe kritika të aleancës së NATO-s veçanërisht nga pikëpamja detare. 

wolter biot

Sondazh

Poll