Bota

Masakra me 8 të vrarë në Gjermani/ Reagon Scholz: Akt brutal!

Ai është shprehur se ky është një akt brutal.

10 Mars 2023, 19:45 Nga a.l

 

Masakra me 8 të vrarë në Gjermani/ Reagon Scholz: Akt brutal!
Olaf Scholz

 

GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz ka reaguar lidhur me sulmin me armë zjarri në Hamburg në një kishë të 'Dëshmitarëve të Jehovait, ku 7 persona u qëlluan për vdekje. Ai është shprehur se ky është një akt brutal, shkruajnë mediat e huaja. 

"Ne kemi frikë se viktima të tjera mund të vdesin nga plagët e tyre të rënda," tha ai.

Autoritetet e identifikuan të dyshuarin si 35-vjeçarin Philipp F. Ai ishte larguar nga komuniteti fetar rreth 18 muaj më parë por me sa duket jo në kushte të mira. Një zëdhënës i Prokurorisë Publike të Hamburgut tha se nuk kishte asnjë indikacion për një sulm terroris në këtë ngjarje. 

olaf scholz sulm ne gjermani

Sondazh

Poll