Bota

'Po sillet si viktimë'/ Vuçiç sulmon Kurtin: Po përpiqet të prezantohet si Zelenskyy i ri me mesazhe të dëshpëruara

Vuçiç është shprehur se Serbia ka kufijtë e saj, të përcaktuara me të drejtën ndërkombëtare.

10 Mars 2023, 21:06 Nga a.l
'Po sillet si viktimë'/ Vuçiç sulmon Kurtin: Po
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha sot se deklarata e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se kufiri i Serbisë dhe Kosovës është bërë kufi i NATO-s dhe Rusisë është një tjetër nga mesazhet e dëshpëruara politike me të cilat Kurti po përpiqet të paraqitet si viktimë apo Zelenskyy i ri dhe ai si një Putin i vogël. Vuçiç është shprehur se Serbia ka kufijtë e saj, të përcaktuara me të drejtën ndërkombëtare. Lideri serb gjithashtu u shpreh se nuk e dinte që Kosova është anëtarësuar në NATO, shkruan media serbe Danas. 

Serbia i ka kufijtë e saj, as kufijtë e Rusisë dhe as të NATO-s, por të sajin, të vendosur me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244. Pra – thuaj çfarë të duash dhe si të duash, përpiqu të na vendosësh diku që nuk jemi dhe vendose veten aty ku nuk je. Ne kemi vendin tonë, për të cilin jemi krenarë, Serbinë. Dhe, kufijtë nuk i përcaktoni ju, por e drejta publike ndërkombëtare”, tha Vuçiç.

I pyetur nëse pas bisedës me këshilltarin e lartë të Departamentit të Shtetit, Derek Scholz është më optimist apo më pak pesimist për presionin ndaj Serbisë, Vuçiç tha se ai është një njeri realist dhe jo optimist.

aleksandër vucic

Sondazh

Poll