Bota

SHBA: Moska synon të destabilizojë Moldavinë

Shtetet e Bashkuara akuzuan Rusinë se po përpiqet të destabilizojë ish-republikën sovjetike të Moldavisë, duke përfshirë përdorimin e protestave në rrugë, me synimin për të sjellë përfundimisht një qeveri pro-Moskës.

10 Mars 2023, 19:00 Nga a.l
SHBA: Moska synon të destabilizojë Moldavinë
Rojet kufitare ukrainase qëndrojnë në një pikë kontrolli në kufirin me rajonin separatist të Transnistria nga Moldavia, pranë Odesës.

SHBA- Shtetet e Bashkuara akuzuan Rusinë se po përpiqet të destabilizojë ish-republikën sovjetike të Moldavisë, duke përfshirë përdorimin e protestave në rrugë, me synimin për të sjellë përfundimisht një qeveri pro-Moskës.

"Ne besojmë se Rusia po ndjek opsione për të dobësuar qeverinë moldave, ndoshta me qëllimin përfundimtar për të parë një administratë më miqësore ndaj Rusisë," u tha gazetarëve zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

Qeveria e Moldavisë po kërkon lidhje më të ngushta me institucionet perëndimore dhe është afër qeverisë pro-perëndimore të Ukrainës fqinje, e cila ka më shumë se një vit që po lufton ndaj Rusisë, shkruajnë mediat e huaja. Një pjesë e territorit moldav, Transnistria, kontrollohet nga separatistët e mbështetur nga Rusia dhe Uashingtoni beson se Moska po kërkon të nxisë paqëndrueshmëri më të gjerë.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll

Bota 10 Mars 2023, 18:29 a.l

Belgjika ndalon 'TikTok' për zyrtarët

Tik Tok BELGJIKË-  Qeveria federale belge ndaloi zyrtarët e saj të përdorin aplikacionin kinez për ndarjen e videove Tik...