Bota

Paralajmërimi i Orban: Jemi afër Luftës së Tretë Botërore

Lideri hungarez kritikoi liderët perëndimorë dhe akuzoi aleatët e Ukrainës për nxitjen e një konflikti për shkak të interesave të tyre ekonomike.

10 Mars 2023, 18:19 Nga k.m.
Paralajmërimi i Orban: Jemi afër Luftës së Tretë
Viktor Orban

HUNGARI- Një deklaratë “rrëqethëse” vjen nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

"Mundësia që lufta në Ukrainë të kthehet në një konflikt global po rritet,"- deklaroi të premten në mëngjes kryeministri hungarez Viktor Orban.

Lideri hungarez kritikoi liderët perëndimorë dhe akuzoi aleatët e Ukrainës për nxitjen e një konflikti për shkak të interesave të tyre ekonomike.

"Bota nuk ka qenë kurrë kaq afër një lufte të tretë botërore, e mundësia po rritet çdo ditë,"-tha Orban.

Kryeministri hungarez tha gjithashtu - pa dhënë prova - se partnerët e Kievit mund të dërgojnë trupa për të ndihmuar Ukrainën.

viktor orban

Sondazh

Poll