Bota

'Oscar' refuzon Zelenskyy-n: Na vjen keq, nuk ka koncert për ju

Organizatori i 'Oscars' ka refuzuar kërkesën e tij që të shfaqet në ceremoninë e tyre të 95-të të çmimeve, të planifikuar për të dielën.

10 Mars 2023, 18:48 Nga a.l
'Oscar' refuzon Zelenskyy-n: Na vjen keq, nuk ka koncert për ju
Volodymyr Zelenskyy

SHBA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka bërë dalje të shumta publike që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, duke folur në parlamente dhe ngjarje kulturore në mbarë botën. Ai ka bërë kërkesë që të marrë pjesë edhe te ceremonia e Çmimeve të Akademisë, shkruajnë mediat e huaja. 

Organizatori i 'Oscars' ka refuzuar kërkesën e tij që të shfaqet në ceremoninë e tyre të 95-të të çmimeve, të planifikuar për të dielën. Kërkesa është bërë nga një agjent kryesor, Mike Simpson dhe jo autoritetet ukrainase.

Presidenti ukrainas hapi Festivalin e Filmit në Kanë majin e kaluar dhe foli në Festivalin e Filmit të Berlinit në shkurt (të dyja herë nga distanca). Në dhjetor, FIFA hodhi poshtë kërkesën e Zelenskyy për të ndarë një "mesazh paqeje" përpara se të fillonte finalja e Kupës së Botës në Katar.

oscar

Sondazh

Poll

Bota 10 Mars 2023, 18:29 a.l

Belgjika ndalon 'TikTok' për zyrtarët

Tik Tok BELGJIKË-  Qeveria federale belge ndaloi zyrtarët e saj të përdorin aplikacionin kinez për ndarjen e videove Tik...