Bota

Italia nuk gjen qetësi nga tërmetet/ Raportohen 4 paslëkundje në disa zona, familjet në ankth streohen në tenda

Lëkundjet, me magnitudë 2.3 dhe 2.4, të cilat ndodhën rreth mesnatës midis së enjtes 9 mars dhe të premtes 10 mars, u ndjenë qartë nga popullata.

10 Mars 2023, 18:10 Nga a.l

 

Italia nuk gjen qetësi nga tërmetet/ Raportohen 4 paslëkundje
Tërmet në Itali

 

ITALI- Një tërmet me magnitudë 3.5 u ndje në orën 10.30 të mëngjesit të së premtes 10 mars 2023 në Santo Stefano në Aspromonte, një qytet 15 kilometra nga Reggio Calabria. Tërmeti, i zbuluar në një thellësi prej 9 km, u lokalizua nga Salla Sizmike INGV në Romë. Ndodhi konkretisht 5 km në juglindje të Santo Stefano në Aspromonte.

Për sa i përket qyteteve më të afërta me të paktën 50,000 banorë, mund të vërehet se tërmeti ka ndodhur 15 km në lindje të Reggio di Calabria (183,035 banorë), 24 km në lindje të Messina (238,439 banorë), 80 km në veri-lindje të Acireale. 52622 banorë) dhe 94 Km në veri-lindje të Katanias (314555 banorë), shkruajnë mediat italiane. 

Siç raporton ‘Corriere della Sera’, për momentin nuk raportohet për dëme në njerëz apo sende pas tërmetit të ndodhur në Santo Stefano në Aspromonte, në provincën e Reggio Calabria. Lëkundjet, me magnitudë 2.3 dhe 2.4, të cilat ndodhën rreth mesnatës midis së enjtes 9 mars dhe të premtes 10 mars, u ndjenë qartë nga popullata.

termet ne turqi

Sondazh

Poll