Bota

'Ukraina drejtohet nga interesat e disa 'perandorive'/ Papa Françesku: Jam i gatshëm të bisedoj me Putin për paqe

Ai shprehu gatishmërinë për të biseduar me presidentin rus Vladimir Putin për të bërë thirrje për paqe.

10 Mars 2023, 17:44 Nga a.l
'Ukraina drejtohet nga interesat e disa 'perandorive'/ Papa
Papa Françesku

ITALI- Papa Françesku ka deklaruar se lufta në Ukrainë drejtohet nga interesat e disa “perandorive” dhe jo vetëm të Rusisë. Françesku tha se konflikti ishte nxitur nga interesat perandorake, jo vetëm të perandorisë ruse, por të perandorive të tjera. Ai shprehu gatishmërinë për të biseduar me presidentin rus Vladimir Putin për të bërë thirrje për paqe, shkruajnë mediat e huaja. 

Françesku, i cili është 86 vjeç dhe shënon 10 vjetorin e zgjedhjes së tij më 13 mars, tha gjithashtu se do të jepte dorëheqjen nëse lodhej shumë dhe humbte aftësinë për të qeverisur Kishën Katolike Romake. Muajin e kaluar, ai kishte thënë se dorëheqjet e papës duhet të ndodhin vetëm në rrethana të jashtëzakonshme.

papa francesku

Sondazh

Poll