Parlamenti i Gjeorgjisë rrëzon projektligjin për “agjentët e huaj”
Protestuesit jashtë parlamentit e quajtën këtë fitore të madhe për vendin.
GJEORGJI- Parlamenti i Gjeorgjisë hodhi poshtë projektligjin për “agjentët e huaj”, i cili parashihte që mediat dhe organziatat joqeveritare që marrin mbi 20 për qind të financave të tyre nga burime jashtë vendit, të regjistrohen si “agjentë të huaj”. Rrëzimi i nismës që shkaktoi një krizë të thellë politike, u cilësua si fitore e madhe për vendin, nga qytetarët që po protestonin para parlamentit.
Në seancën e së premtes, Parlamenti i Gjeorgjisë rrëzoi projektligjin që sipas kundërshtarëve të tij do të shtypte zërat kundër dhe do të kufizonte lirinë e medias, përmes represonit të stilit rus. Projektlgji për “agjetët e huaj” nuk mori votat e duhura në lexim të dytë, sepse deputetët e partisë në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane” tërhoqën mbështetjen e tyre për nismën.
Protestuesit jashtë parlamentit e quajtën këtë fitore të madhe për vendin.
"Do të dëmtonte rrugëtimit tonë drejt Evropës. Do të dëmtonte përparimin dhe lirinë e shprehjes së brezave të rinj. Jam e lumtur që vendi është në rrugën e drejtë dhe gjeorgjianët po luftojnë për një të ardhme më të mirë”, thotë një studente.
"Qeveria duhet ta kuptojë se nuk mund të luftojë me ne. Kemi shumë të rinj. Nuk kanë shanse të fitojnë”, thotë një protestues tjetër.
“Duam të ardhme perëndimore dhe nuk do të kthehemi kurrë në Bashkimin Sovjetik. Sot, të rinjtë bëjnë zgjedhjen e tyre. Ne jemi Evropë”, tha Nina Matiashvili, protestuese në Tbilisi.
"E ardhmja jonë është Evropa dhe asgjë nuk e sfidon këtë”, thotë protestuesi Giorgi Kkadagidze.
Projektligji do të detyronte organziatat joqeveritare dhe mediat që sigurojnë më shumë se 20 për qind të fondeve të tyre nga burime jashtë vendit, të regjistrohen në Ministrinë e Drejtësisë si agjentë të huaj. Kundërshtarët thonë se kjo është një praktikë e njëjtë me atë të ligjit rus të vitit 2012, të cilin Kremlini e ka përdorur vazhdimisht për të goditur shoqërinë civile dhe median e pavarur.
Planet që fillimisht ishin mbështetur nga partia në pushtet, thelluan kritikat e brendshme ndaj qeverisë se është e afërt me Moskën dhe kundër opinionit publik të Gjeorgjisë - që ka një qëndrim të ashpër kundër Rusisë.
"Mendoj se mund ta arrijmë ditën kur gjeorgjianët të bëhen pjesë e Evropës dhe asnjë oligark rus nuk do të jetë pengesë për ne”, thotë Khatia Dekanoidze, deputete e partisë “Lëvizja e Bashkuar Kombëtare”.
Dhjetëra mijëra gjeorgjianë dolën rrugëve të kryeqytetit Tbilisi për tre netë rresht për të kundërshtuar nismën, duke thënë se qeveria po përpiqej ta çonte vendin në një drejtim gjithnjë e më autoritar. Policia arrestoi dhjetëra protestues dhe përdori gaz lotsjellës, granata çorientuese dhe topa uji për të shpërndarë qytetarët e mbledhur jashtë parlamentit.
Kremlini tha se është duke ndjekur me shqetësim zhvillimet në Gjeorgji ndërsa akuzoi Shtetet e Bashkuara për nxitje të ndjenjave anti-ruse tek gjeorgjianët./VOA
Sondazh
Fenomeni i varkave të vogla/ Franca dhe Britania marrëveshje 577 milionë dollarë për migracionin
Rishi Sunak dhe Emannuel Macron BRITANI- Britania do t’i paguajë Francës 577 milionë dollarë gjatë tre viteve në p...
Samiti i G20/ Lavrov: Biseda me Blinken ishte 'konstruktive' por SHBA nuk tha asgjë të re
Antony Blinken dhe Sergei Lavrov RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi se një bisedë e bërë me Sekretarin e Sht...
Alarm në linjën Londër-Milano/ Kërkesa e çuditshme: Dikush duhet të zbresë, avioni po mban më shumë peshë seç duhet
Avioni ITALI- Një incident i pazakontë është shënuar në linjën e avionit Londër - Milano. &l...
BE-ja arrin marrëveshje për uljen e përdorimit të energjisë me 11.7% deri në vitin 2030
BE Bashkimi Evropian ka arritur një marrëveshje për të ulur konsumin e energjisë me 11.7% deri në fund të dekadës p...
Elon Musk po planifikon të ndërtojë qytetin e tij në Teksas
Elon Musk SHBA- Miliarderi Elon Musk po planifikon të ndërtojë qytetin e tij në një pjesë të mijëra hektarëve ...
Bisedime në Kinë/ Arabia Saudite dhe Irani rivendosin marrëdhëniet diplomatike pas 7 vitesh
Flamuri i Iranit ARABIA SAUDITE- Irani dhe Arabia Saudite ranë dakord të rivendosin lidhjet dhe të rihapin misionet përkatëse...
ALARMI- Mbi 1300 emigrantë rrezikojnë të mbyten në Mesdhe, anija po fut ujë! Ka gra edhe fëmijë
Foto ilustruese ITALI- Roja Bregdetare italiane po ndërhyn për të shpëtuar rreth 1300 persona në varka që po përpiqen t&...
Në 'luftë' për pushtet me Ministrinë e Mbrojtjes, grupi 'Wagner' njofton hapjen e qendrave të rekrutimit në 42 qytete ruse
Grupi Wagner UKRAINË- Kreu i grupit mercenar rus Wagner, i cili është përfshirë në një luftë për pushtet ...
Zyrtare/ Zgjedhjet në Turqi do të mbahen më 14 maj
Rexhep Taip Erdogan TURQI- Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka njoftuar se zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të mbahen më...
Kryeministrja e Finlandës vizitë në Kiev, takohet me presidenti ukrainas Zelenskyy
Sanna Marin UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka zhvilluar sot një takim me kryeministren finlandeze Sanna Mar...
