Bota

“E ke turpëruar vetën”, Hoxhë Abazi komenton fjalimin e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës

Abazi ka shkruar se nëse Bogujevci ka folur me vetëdije, atëherë e ka turpëruar veten.

9 Mars 2023, 23:31 Nga I.A
“E ke turpëruar vetën”, Hoxhë Abazi komenton fjalimin
Saranda Bogujevci dhe Husamedin Abazi

KOSOVË- Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Saranda Bogujevci ka deklaruar sot se ajo ka vendosur t’i besoj shkencës dhe të bëhet nënë pa pasur një burrë. Kjo deklaratë e saj ka nxitur reagime të shumta. Një ndër ta është edhe Hoxha Husamedin Abazi, i cili e ka kritikuar atë. Abazi ka shkruar se nëse Bogujevci ka folur me vetëdije, atëherë e ka turpëruar veten.

“Saranda, ende s’po besoj që pasi të kthjellesh nuk do ta demantosh veten?! Përndryshe, nëse me vetdije ke folur sot, atëherë ke turpëruar vetën dhe vetëm vetën!” shkroi ai.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Saranda Bogujevci është në një pritje të ëmbël. Sot, deputetja Saranda Bogujevci e ka mbajtur një fjalim sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, e prej atëherë nuk kanë të ndalur mbështetja ndaj saj, por edhe kritikat për zgjedhjen që ajo ka bërë. E gjitha sepse ajo është në një pritje të ëmbël të një fëmije, por pa baba

saranda bogujevci husamedin abazi

Sondazh

Poll