Bota

FOTO/ Atentat ndaj djalit të Këshilltarit ekuadorian,  e ekzekutojnë me breshëri plumbash

Rreth orës 20:30, viktima qarkullonte në sektorin La Iberia. Ai po kthehej nga Guayaquil, kur persona të panjohur e qëlluan me armë.

9 Mars 2023, 23:22 Nga I.A
FOTO/ Atentat ndaj djalit të Këshilltarit ekuadorian,  e
Pamje nga vendngjarja

EKUADOR- Jeferson Solís, djali i këshilltarit të zgjedhur të Machala, Oswaldo Solís, u vra mbrëma, më 8 mars, në kantonin El Guabo, provincën El Oro. Automjeti i përdorur në krim nga të dyshuarit u dogj gjatë rrugës. Rreth orës 20:30, viktima qarkullonte në sektorin La Iberia. Ai po kthehej nga Guayaquil, kur persona të panjohur e qëlluan me armë.

Jeferson Solís ishte duke drejtuar makinën, kështu që vdekja e tij ishte e menjëhershme. Ai kishte marrë disa goditje në kraharor. Dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe për momentin nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Në rrjetet sociale qarkullojnë foto dhe video të mjetit të viktimës me shenja plumbash nga një armë tip pushkë. Ndërsa makina e vrasësit është gjetur e djegur në një El Cambio. Agjentët e policisë speciale gjetën në vendngjarje 60 gëzhoja dhe po hetojnë shkaqet e ngjarjes. 

jeferson solís oswaldo solís

Sondazh

Poll