Sport

Shmanget përplasja mes tifozëve në ‘Old Trafford’, arrestohen gjashtë tifozë të Betis...

Pesë prej tyre ishin ende në stacionet e policisë së Manchesterit këtë mëngjes

10 Mars 2023, 11:43 Nga DOSJA
Shmanget përplasja mes tifozëve në ‘Old Trafford’,

ANGLI - Krahas disfatës të Betisit në Old Trafford, e cila praktikisht nuk i lë ata me pak shanse teorike për të kaluar në çerekfinalen e UEFA Europa League, klubit spanjol iu shtuan edhe disa incidente fatkeqe që lanë në hije spektaklin e madh të futbollit. ‘Teatri’ i famshëm i ëndrrave  kishte përfunduar duke regjistruar edhe episode të pakëndshme.

Një tentativë konfrontimi mes tifozëve të ‘Bardhejeshilëve’ dhe ‘Red Devils’, së bashku me linjën e agjentëve të sigurimit të stadiumit që ndanë të dy tifozët në një cep, shkaktoi të bërtitura, fyerje, shishe që fluturonin nga njëra anë në tjetrën dhe disa tifozë që përpiqeshin të çanin atë kordon sigurie për të hyrë në tribunat ku ishin tifozët rivalë.

Ky konfrontim, i cili u frenua shpejt nga sigurimi i Manchesterit, duke dërguar me shpejtësi  përforcime në zonë, rezultoi në ndalimin e gjashtë tifozëve të Betisit nga policia britanike. Prej tyre, pesë ishin ende në komisariat këtë mëngjes. Një epilog i trishtuar për atë që ishte një festë e madhe futbolli gjatë gjithë ditës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll