Sport

Max Allegri tregon ‘ndëshkimin’ e Pogba, klubi i zhgënjyer e gjobit…

Paul Pogba ka munguar në grupin e Juventus për ndeshjen kundër Fribourgut për shkak të vonesës në grumbullim.

10 Mars 2023, 11:30 Nga DOSJA
Max Allegri tregon ‘ndëshkimin’ e Pogba, klubi i zhgënjyer

ITALI - Paul Pogba mendoi se më në fund po shihte fundin e tunelit. I rikthyer në fushë pas shtatë muajsh mungesë, faji i dëmtimeve të përsëritura, francezi luajti në dy skajet e ndeshjeve me Juventusin dhe pritej të ishte pjesë e ndeshjes së parë të 1/16-tës së Europa League kundër Freiburgut. 

Por për shkak të një vonese në grumbullim një ditë para ndeshjes, mesfushori francez nuk u thirr nga trajneri i tij Max Allegri, i cili foli për këtë çështje, pas ndeshjes së fituar 1-0 nga “Zonja e Vjetër” në mikrofonin e Sky Sports.

"Përjashtimi i Pogbas për arsye disiplinore? Është e thjeshtë, ai mbërriti vonë për grumbullimin e djeshëm. Nga respekti për grupin, mendoj se ishte e drejtë ta dërgonim në shtëpi dhe ta vëmë në dispozicion nga nesër". 

Francesco Calvo, drejtori i futbollit, i është rikthyer gjobës së vendosur ndaj francezit: "Vendimi për t'i vendosur gjobë lindi në një mënyrë shumë të thjeshtë, ai erdhi me vonesë dhe klubi ka rregulla. Disiplina brenda grupit është thelbësore. Ne presim që Pogba të jetë shembull për të tjerët. Mos grumbullimi i tij ishte një vendim i natyrshëm dhe spontan midis trajnerit dhe klubit, atëherë gjoba do të shkaktohet automatikisht”. 

Siç  shpjegon Gazzetta dello Sport, drejtuesit e Juventusit presin që Pogba të jetë shembull në grup, që të shoqërojë gjeneratën e re që klubi dëshiron të nxjerrë për vitet e ardhshme. Me kontratë deri në vitin 2026, ai është gjithashtu një pjesë integrale e projektit të klubit, i cili është vërtet zhgënjyes nga brenda.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll