Aktualitet

Tërmetet/ Çadrat e ushtrisë pa shtretër dhe batanije, qytetarët e kalojnë natën të ulur në tokë (VD)

23 Shtator 2019, 06:11 Nga DOSJA
Tërmetet/ Çadrat e ushtrisë pa shtretër dhe batanije,

Tiranë-  Pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin pasditen e së shtunës, kryeministri Edi Rama deklaroi se sistemi i emergjencave dhe ndjekja e situatës në territor ka funksionuar mjaft mirë. Menjëherë Emergjencat Civile vendosën çadra ushtrie nëpër qytete, ku mund të qëndronin qytetarët, pasi ishin të frikësuar dhe nuk mund të ktheheshin në banesat e tyre.

Për Dosja.al ka mbërritur një video ku tregohen se në çadrat e vendosura nga qeveria tek “Stadiumi Dinamo” në Tiranë, nuk kanë shtretër, as batanije apo kushte të tjera ky qytetarët mund të kalonin natën.

Madje qytetarët kanë marrë me vete jastëk, batanije për të kaluar natën dhe shfaqen të ulur në shesh, pasi nuk ka asnjë krevat apo karrige.

Një tërmet i fuqishëm goditi Shqipërinë dy ditë më parë. Tërmeti me magnitudë 5.8 kishte epiqendër qytetin e Durrësit, por është ndjerë në të gjithë Shqipërinë. Pas kësaj lëkundje të fortë, pati dhe tronditje të tjera më të vogla. Dëmet materiale janë të shumta, pasi numërohen qindra banesa të dëmtuara. Po ashtu mësohet se janë dhe rreth 60 të plagosur. Një tërmet i tillë, ka rënë për herë të fundit 30 vite më parë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alarmi fals per termetin çadrat pa shtretër në tiranë termeti i forte ne shqiperi alarmi fals per termetin çadrat pa shtretër në tiranë termeti i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll