Sport

Tottenham përgatit listën e kandidatëve për të zënë vendin e Antonio Contes...

'The Athletic' zbulon pesë emra trajnerësh mbi të cilët Spurs kanë vëmendje

9 Mars 2023, 18:27 Nga DOSJA
Tottenham përgatit listën e kandidatëve për të
Rúben Amorim, aktualisht trajner i Sportingut

ANGLI - 'The Athletic' jep, këtë të enjte, një listë të trajnerëve që Tottenham ka si projekt për të zëvendësuar italianin Antonio Conte, i cili e ka paralajmëruar largimin e tij në fund të sezonit, edhe pse kontrata e tij përfundon në vitin e ardhshëm.

Sipas të njëjtit burim, Spurs janë në kërkim të pesë emrave, me prioritet sigurimin e nënshkrimit të Luis Enrique, ish-trajnerit të kombëtares spanjole, i cili aktualisht është pa klub.

Ndër opsionet e tjera, janë emrat e Rúben Amorim (Sporting), Oliver Glasner (E. Frankfurt), Luciano Spalletti (Napoli) dhe Mauricio Pochettino (pa klub).

Kujtohet se Antonio Conte mbërriti te Tottenham në nëntor 2021. Që atëherë, ai ka komanduar Spursat në 74 ndeshje, duke arritur 40 fitore. Aktualisht, Tottenham u eliminua nga Milani (1-0 dhe 0-0) nga 1/16-at e Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll