Politike

“A janë të lidhura njoftimi i DEA-s për shqiptarët me aferën “McGonigal?”, Meta: Po, por asnjë akt i Ramës s'i armiqëson dot shqiptarët me SHBA-të

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentoi faktin nëse afera “McGonigal” dhe njoftimi i DEA-s mund të jenë të lidhura me njëra-tjetrën.

9 Mars 2023, 19:30 Nga k.m.
“A janë të lidhura njoftimi i DEA-s për shqiptarët me
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar njoftimin e DEA-s amerikane për Shqipërinë, agjenci që kërkoi nga qytetarët ta njoftonin për informacionet që mund të kishin për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave në Shqipëri. I pyetur lidhur me këtë çështje, Ilir Meta komentoi faktin nëse afera “McGonigal” dhe njoftimi i DEA-s mund të jenë të lidhura me njëra-tjetrën.

Sipas Metës, të dyja çështjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.

“Njoftimi i DEA-s me aferën McGonigal janë të lidhura, qëllimi që ka rilindja me krimin e organizuar dhe situatën katastrofike ku ndodhet Shqipëria është i qartë. Janë ato grafikët që tregojnë se Shqipëria është e para për korrupsionin. Aktet që ka bërë Edi Rama e ka minuar aq shumë demokracinë, por Amerika është një vend i fuqishëm dhe ky proces ndaj McGonigal është shembull për tu ndjekur. Kur ajo ngre komision hetimor në Kongres dhe në nivelet më të larta për një drejtor të FBI-së, ne nuk ngremë Komision Hetimor në Parlament për aferat korruptive të Ramës. Çfarë duhet të bëjmë ne ndaj një kryeministri që vjedh dhe korrupton zyrtarë të lartë. Kjo gjë funksionoi për disa kohë, por unë vesoj se gjithçka është e qartë nën dritën e diellit. Asnjë akt i Ramës nuk i armiqëson dot qytetarët shqiptarë me SHBA-të. Vetëm sa na kujtojnë edhe njëherë që duhet të kemi një shtet të së drejtës. Individët mund të korruptohen kudo, por kur kemi një shtet demokratik me sisteme të ndara, shteti nuk mund të shkatërrohet,”- është shprehur Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll