Politike

Beteja për Tiranën mes Veliajt dhe Këlliçit, KQZ s'regjistron në zgjedhje "Lëvizja Bashkë", Arlind Qori: Do ankimojmë vendimin!

Pas mbledhjes, në një prononcim për për mediat pas vendimit, Qorri i cilësoi argumentet e dhëna nga Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, të papranueshme dhe skandaloze. Madje shtoi se u shkatërrua edhe precedenti i vendosur nga Bindja Demokratike në vitin 2019, forcë politike që u regjistrua në zgjedhje. 

9 Mars 2023, 17:27 Nga k.m.

Beteja për Tiranën mes Veliajt dhe Këlliçit, KQZ
Arlind Qori

TIRANË- Beteja për Bashkinë e Tiranës duket se do të fokusohet vetëm mes Erjon Veliajt dhe Belind Këlliçit. Kjo pasi në mbledhjen e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka regjistruar “Lëvizja Bashkë” si kandidate për zgjedhjet vendore të 14 majit. Drejtuesi i saj, Arlind Qori ka kërkuar regjistrimin në mbledhjen e sotme, por kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vendosi për "jo".

Kjo pasi sipas tij, KQZ nuk mund të korrektojë vendimet e Gjykatave, por vetëm duhet të zbatojë të gjitha udhëzimet që i përcakton ligji. Në këtë rast sipas tij, duke marrë parasysh që Gjykata e Tiranës nuk kishte dalë ende me një vendim, nuk mund të fuste në zgjedhje edhe Qorin, që do të garojë për kryetar të Bashkisë Tiranës.

Pas mbledhjes, në një prononcim për për mediat pas vendimit, Qorri i cilësoi argumentet e dhëna nga Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, të papranueshme dhe skandaloze. Madje shtoi se u shkatërrua edhe precedenti i vendosur nga Bindja Demokratike në vitin 2019, forcë politike që u regjistrua në zgjedhje. Por, edhe pse KQZ i refuzoi kërkesën, duket se “Lëvizja Bashkë” nuk do të dorëzohet pasi Qorri tha se vendimi do të apelohet në KAS ose Kolegjin Zgjedhor.

“Mendoj që argumenti që dha Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve është i papraueshëm, i paligjshëm. Ata kërkojnë, jo vendimin e gjykatës që kemi dërguar në datën 6, kërkojnë vendimin e formës së prerë që formalisht do dalë në datën 17. Kjo në gjykimin tonë është e paligjshme, sepse askund Kodi Zgjedhor thotë që vendimi duhet të jetë i formës së prerë. Arsyeja se pse ne nuk e kemi vendimin e formës së prerë, nuk është për fajin tonë, por për fajin e Gjykatës së Tiranës, e ka vonuar mbi 20 ditë vendimin,”- u shpreh Qorri.

“Lëvizja Bashkë” pretendon se po pengohet për t’u regjistruar në gjykatë si subjekt politik për zgjedhjet e 14 majit. Kandidati për Tiranën i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qorri tha se më 9 janar kanë depozituar dokumentacionin me 3500 firma që kërkon ligji, por edhe pse kanë kaluar 30 ditë afat që gjykata të marrë ende një vendim, sërish një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

arlind qori kqz 9 mars 2023

Sondazh

Poll