Politike

Vendimi i KQZ për PD, Meta: Çmenduritë e regjimit të Ramës i di çdo shqiptar

I pyetur se PD rrezikon të mbetet jashtë zgjedhjeve, Meta u përgjigj duke thënë se ‘ këto janë çmenduritë e regjimit të Ramës”.

9 Mars 2023, 13:54 Nga A.B
Vendimi i KQZ për PD, Meta: Çmenduritë e regjimit të
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë , Ilir Meta u pyet ditën e sotme në një konferencë me gazetarët edhe për vendimin e KQZ-së e cila njohu si kryetar të PD, Lulzim Bashën dhe i la një afat 48 orë për të shtuar disa dokumente për tu regjistruar më pas në zgjedhjet e 14 majit. I pyetur se PD rrezikon të mbetet jashtë zgjedhjeve, Meta u përgjigj duke thënë se ‘ këto janë çmenduritë e regjimit të Ramës”.

"Cdo institucion në Republikën e Shqipërisë, çdo individ që udhëhiqet nga Kushtetuta meriton vlerësimin më të mirë dhe më të shkëlqyer për këtë situatë kaq dramatike që kemi këtu. Nuk dua të hy në çështje proceduriale, respekti i vullnetit të anëtarëve të PD, i cili është demonstruar në mënyrë publike. Është demonstruar edhe në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit dhe nga akti i vetëm për sa i takon njohjes së vendimeve të PD, cmenduritë e regjimit të Ramës i di çdo shqiptar, i dinë më mirë opozitarët dhe demokratët. Në 14 maj pl dhe opozita e vërtetë do jetë atje te kutitët e votimit, nuk do guxojnë ta prekin se nëse do mbajnë përgjegjësinë para gjithë botës, në vendin që ka pushtuar mediat."- tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll