9 Mars 2023, 17:58
Nga k.m.
Oerd Bylykbashi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka reaguar pas mbledhjes së sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mbi vulën e PD-së. Vendimin e sotëm, ku kryedemokrati Sali Berisha nuk regjistrohen nën siglën e PD në 14 maj, Bylykbashi tha se e gjitha po bëhet në dëm të opozitës.
"Shprehja e famshme e Stoudman i “vrau” kandidatët e pavarur. KQZ vrapoi të anullonte aktin e parë dhe të “hapte sytë” e të shihte realitetin politik. Nxori një akt të ri që edhe pse kandidatët në fletën e votimit do të shfaqeshin “të pavarur”, do t’ua llogariste partive përkatëse, nisur nga realiteti. Sërish udhëzimi ishte pa asnjë bazë ligjore, por njohu realitetin dhe eleminoi atë krizë të bazuar në fallsitet juridik që synonte t’i jepte pa të drejtë PS mandate shtesë në kurriz të opozitës. Ja ku jemi sërish 22 vite më pas, në një histori me fantazma juridike, presion pushteti, ambasada, padrejtësi mbi opozitën, ku fallsiteti sërish pranohet nga KQZ në injorim të realitetit politik e juridik, në dem të opozitës,"-tha Bylykbashi në fjalën e tij.
POSTIMI I PLOTË:
KQZ si makinë kohe dhe realiteti virtual. Në vitin 2001, si në këtë kohë të vitit, Partia Socialiste hodhi në veprim skemën e kandidatëve të pavarur fallso për zgjedhjet e 24 qershorit 2001. Çfarë do të thotë: në KQZ u regjistruan si kandidatë “të pavarur” ministra, zëvendësministra e zyrtarë të lartë të PS. Qëllimi ishte që PS të anashkalonte me mashtrim sistemin zgjedhor dhe të përfitonte matematikisht më shumë mandate sesa i takonin me Kushtetutë dhe Kod Zgjedhor. PS iu drejtua një ambasadori i cili u shpreh: “Nëse nuk e ndalon ligji, është e ligjëshme”. Pas kësaj drite jeshile, PS i kërkoi KQZ-së me 7 antarë të dominuar 5 me 2 nga PS dhe ku nuk kishte asnjë përfaqësues të PD, të regjistronte 19 zyrtarë të lartë të PS si “të pavarur” fallso. KQZ e drejtuar asokohe nga Celibashi, nën trysni, miratoi një akt që lejonte një parti të regjistronte “deri në 20 kandidatë të pavarur”. Një absurditet! Për më tepër ishte një akt pa asnjë bazë ligjore, por që kishte efekt shkatërrues mbi zgjedhjet.
Opozita kërcënoi asokohe me bojkot. Në Tiranë erdhi kreu i ODIHR, ambasador Gerard Stoudman, i cili, në prani të ambasadorit që kishte dhënë dritën jeshile, bëri deklaratën epike: “Kandidatët e pavarur jani si gratë. Gratë ose janë realisht shtatzëna, ose nuk janë. Edhe kandidatët e pavarur ose janë vertet të tillë ose nuk janë!” Mes te qeshurave në oborrin e OSBE ku bëhej konferenca, binte në sy kokulur e i nxirë në fytyrë ambasadori. Shprehja e famshme e Stoudman i “vrau” kandidatët e pavarur. KQZ vrapoi të anullonte aktin e parë dhe të “hapte sytë” e të shihte realitetin politik. Nxori një akt të ri që edhe pse kandidatët në fletën e votimit do të shfaqeshin “të pavarur”, do t’ua llogariste partive përkatëse, nisur nga realiteti. Sërish udhëzimi ishte pa asnjë bazë ligjore, por njohu realitetin dhe eleminoi atë krizë të bazuar në fallsitet juridik që synonte t’i jepte pa të drejtë PS mandate shtesë në kurriz të opozitës. Ja ku jemi sërish 22 vite më pas, në një histori me fantazma juridike, presion pushteti, ambasada, padrejtësi mbi opozitën, ku fallsiteti sërish pranohet nga KQZ në injorim të realitetit politik e juridik, në dem të opozitës.
oerd bylykbashi
Politike
9 Mars 2023, 17:27
k.m.
Arlind Qori
TIRANË- Beteja për Bashkinë e Tiranës duket se do të fokusohet vetëm mes Erjon Veliajt dhe Belind Këlli&cced...
Politike
9 Mars 2023, 14:30
A.B
Gazment Bardhi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kundërshtuar vendimin e Ilirjan Celibash...
Politike
9 Mars 2023, 13:54
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë , Ilir Meta u pyet ditën e sotme në një konferencë me gazetar&e...
Politike
9 Mars 2023, 13:54
k.m.
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një konference me gazetarët u pyet për takimin e nj&eum...
Politike
9 Mars 2023, 13:52
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Këshilli i BE-së miratoi liberalizimin e vizave për Kosovën. Rama e quan k&...
Politike
9 Mars 2023, 13:26
k.m.
Ilir Alimehmeti
TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti në nj&eu...
Politike
9 Mars 2023, 13:04
k.m.
Arlind Qori
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot që të mos e regjistronte "Lëvizjen Bashkë" në zgjedhjet lokal...
Politike
9 Mars 2023, 13:02
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Partia e Lirisë ka zbardhur listën me 63 kandidatë për këshillin Bashkiak të Tiranës. Në lis...
Politike
9 Mars 2023, 12:28
k.m.
Dhurata Çupi dhe Dashnor Sula
TIRANË- Partia Demokratika ka kërkuar shfuqizimin e Bordit të Karburanteve, seancë që u zhvi...
Politike
9 Mars 2023, 11:45
f.g
Foto degjesa
TIRANE- Deputeti Enkelejd Alibeaj mblodhi paraditen e të mërkurës një tryezë diskutimi në ambientet e Kryesis&eu...