Politike

Këshilli i BE miratoi liberalizimin e vizave për Kosovën, Rama: Hap i vonuar! BE po heq nga vetja njollën e turpit

Rama shton se BE po mundohet të largojë nga vetja njollën e turpit për mënyrën sesi e kanë trajtuar Kosovën.

9 Mars 2023, 13:52 Nga A.B
Këshilli i BE miratoi liberalizimin e vizave për Kosovën, Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Këshilli i BE-së miratoi liberalizimin e vizave për Kosovën. Rama e quan këtë hap shumë të vonuar nga BE. Për këto të fundit, Rama shton se po mundohen që të largojnë nga vetja njollën e turpit për mënyrën sesi e kanë trajtuar Kosovën.

'Një hap i vonuar padrejtësisht me vite u hodh sot nga BE-ja, e cila më në fund po e heq nga vetja njollën e turpit të trajtimit të Kosovës si të ishte një vend jashtë Europës! Urime jo vetëm Kosovës, po edhe Bashkimit Europian'- shkruan Rama.

edi rama

Sondazh

Poll