Politike

Presion për të mos bërë koalicion me Berishën? Meta ZBARDH takimin me Yuri Kim: SHBA do një opozitë shumë të fuqishme

Ilir Meta tha se nuk ka pasur një presion nga ana e SHBA-ve, pasi sipas tij, ata duan një opozitë të fortë.

9 Mars 2023, 13:54 Nga k.m.
Presion për të mos bërë koalicion me Berishën? Meta
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një konference me gazetarët u pyet për takimin e një dite më parë me ambasadoren e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim dhe nëse kjo e fundit i ka bërë presion për të mos bërë koalicion me Sali Berishën. Në fjalën e tij, Meta tha se nuk ka pasur një presion nga ana e SHBA-ve, pasi sipas tij, ata duan një opozitë të fortë.

Lista për kandidatët e PL e konfirmoni, a do jeni në koalicion me Berishën?

Meta: Komisioni ka bërë vlerësimin përfundimtar të kësaj liste në bazë të aplikimeve që kandidatët kanë shprehur. Konfirmoj se lista me 26 emrat e parë janë zyrtarisht, pjesa tjetër do zyrtarizohet përfundimisht pasi secili të plotësojë dokumentat. Silva Caka kryeson listën dhe disa nga emrat kryesorë të PL. Kemi hedhur një firmë dhe kemi bërë një ceremoni për të çrrënjosur regjimin. Hapi i dytë do të jetë një ligj ushtrimin e të drejtës së referendumit. Do vendoset kulti mafioz në shpatën e Demokleut.

Takimi me Yuri Kim, a ka pasur presion për të mos patur një koalicion me zotin Berisha, në të kundërt do sanksionoheni dhe ju?

Meta: Kjo është zero e vërtetë, marrëdhëniet e mia me SHBA janë shumë të hapur dhe parimore. Gjithmonë kam marrë vendimet e mia bazuar në Kushtetutën tonë. Kështu që nuk ka asnjë lloj presioni, përkundrazi kemi pasur një bisedë konstruktive dhe SHBA janë të interesuara për një opozitë shumë të fuqishme, që në vend të funksionojë llogaridhënia. Gjithçka tjetër janë thashetheme të portaleve të kryeministrit. E kam falenderuar Yuri Kim për bashkëpunimin e shkëlqyer me institutin republikan.

ilir meta

Sondazh

Poll