Sport

Ish-ylli i futbollit anglez: “Jam i kënaqur që PSG doli! Ata nuk janë një ekip, janë një rrëmujë e madhe!”

Skuadra e shtrenjtë franceze ka zhgënjyer edhe një herë tifozët e saj me paraqitjen e saj në Champions League. Ndonëse u futën në garë me ambiciet më të larta të mundshme, dështimin e përjetuan tashmë në 1/16, pasi u mposhtën nga Bayern Munich me rezultat të përgjithshëm 3:0.

9 Mars 2023, 17:02 Nga DOSJA
Ish-ylli i futbollit anglez: “Jam i kënaqur që PSG doli! Ata nuk

ANGLI - Legjenda e futbollit anglez dhe e Liverpoolit, Jamie Carragher , ka kritikuar ashpër Paris Saint-Germain pas eliminimit në fazën e 16-të të Ligës së Kampionëve.

Ish-futbollisti, tashmë analist i nderuar, nuk e fsheh se mezi pret dështimin e ri të parisienëve në kompeticionin më elitar europian.

Kujtojmë se skuadra e shtrenjtë franceze ka zhgënjyer edhe një herë tifozët e saj me paraqitjen e saj në Champions League. Ndonëse u futën në garë me ambiciet më të larta të mundshme, dështimin e përjetuan tashmë në 1/16, pasi u mposhtën nga Bayern Munich me rezultat të përgjithshëm 3:0.

" Sinqerisht, jam i kënaqur që PSG ka rënë. Nuk më pëlqen mënyra se si ata janë bashkuar, nuk është një ekip, është një rrëmujë e madhe. Ata janë eliminuar në raundin e 16 në pesë nga shtatë. sezonet, dhe shpenzojnë më shumë para se kushdo tjetër. Ata kanë lojtarët më të mirë në botë, individë që ne të gjithë i duam, por më vjen mirë që kjo ndodhi sepse tregoi edhe një herë se sa i rëndësishëm është ekipi. Ata nuk janë një ekip dhe Kylian Mbappe duhet të largohet nga ai klub”, tha Carragher .

<blockquote class="twitter-tweet"><p lang="en" dir="ltr">&quot;I&#39;m glad they are out. They are not a team, they&#39;re just a mess...&quot;<a href="https://twitter.com/Carra23?ref_src=twsrc%5Etfw">@Carra23</a> is not sad to see PSG go out and believes Kylian Mbappe has to leave Paris. ???? <a href="https://t.co/JPFYkCpU86">pic.twitter.com/JPFYkCpU86</a></p>&mdash; CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) <a href="https://twitter.com/CBSSportsGolazo/status/1633588628038504448?ref_src=twsrc%5Etfw">March 8, 2023</a></blockquote> <script async src="https://platform.twitter.com/widgets.js" charset="utf-8"></script>

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll