Sport

S'ka përfunduar, por kalimi në çerekfinalet e Champions League, mbush kasafortën e Milanit… ja sa do të përfitojnë kuqezinjtë

Kualifikimi është një ‘ilaç’ për arkat e klubit kuqezi, por nuk ka përfunduar me kaq

9 Mars 2023, 16:56 Nga DOSJA
S'ka përfunduar, por kalimi në çerekfinalet e Champions

ITALI - Kualifikimi në çerekfinalet e Champions League i sjell Milanit një prestigj të ri në skenën ndërkombëtare, por përfitojnë edhe arkat e klubit. Me zbritjen në mesin e 8 më të mirëve në Europë, ‘Djalli’ garantoi të paktën një të ardhur prej 71.4 milionë eurosh:

15.64 milionë vetëm nga pjesëmarrja, 30.20 milionë performanca ndërmjet fazës së grupeve dhe nokautit, 14.79 milionë për koeficientin e kthimit dhjetëvjeçar dhe afërsisht 12.76 milionë (8 nga gjysma e parë, minimumi 4.76 nga e dyta, shifra mund të ndryshojë) fitime që rrjedhin nga market ‘pool’, nga të cilat duhen zbritur 2 milionë euro për shkeljen e “fair play”-it financiar.

Vitin e kaluar Milani, i eliminuar në fazën e grupeve, grumbulloi 45.283 milionë nga Champions League. Tashmë, falë kualifikimit në 1/16, të ardhurat janë rritur me 26 milionë. Dhe, për fat të kuqezinjve, kjo nuk është e gjitha…

Këtë sezon UEFA do të shpërndajë gjithsej 2.022 miliardë euro për 32 klubet që marrin pjesë në turneun final të Champions League. Të ardhurat neto të disponueshme për klubet pjesëmarrëse do të ndahen si më poshtë:

- 25% do të ndahen për kuotat fillestare (500.5 milionë euro);

- 30% do të ndahen për shumat fikse, që kanë të bëjnë me shërbimet (600.6 milionë euro);

- 30% do të caktohet në bazë të renditjes së koeficientit të performancës 10-vjeçare (600.6 milionë euro);

- 15% do të lidhet me kuotat e ndryshueshme, të lidhura me grupin e tregut (300.3 milion €)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll