Aktualitet

VIDEO/ E shkarkuan nga detyra pas 10 vitesh, Koçi: Intervista ishte shkak qesharak, shenjat ishin dhënë më herët

Ai është shprehur se presione i ishin bërë më herët.

9 Mars 2023, 17:14 Nga F.M
VIDEO/ E shkarkuan nga detyra pas 10 vitesh, Koçi: Intervista ishte shkak
Ardian Koçi

TIRANË- Një koment i shkurtër, i transmetuar tek Zëri i Amerikës, çoi në shkarkimin e Drejtorit të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta. Vetë Ardian Koçi, i cili ka shërbyer 10 vite në këtë detyrë shprehet se ky vendim ishte i pritshëm, pasi presionet ishin bërë edhe më herët.

“Një shkak për mua qesharak, një intervistë e imja që ka dalë tek Zëri i Amerikës më 12 shkurt. Shenjat ishin dhënë që kërkonin shkarkimin tim,”- thotë Koçi, por interivsta e plotë do të publikohet në orën 18:00 në Zërin e Amerikës.

Pse u shkarkuar Koçi?

Vendimi është marrë pas një interviste që ka dhënë ai tek Zëri i Amerikës. Në artikullin e publikuar më 12 shkurt, Koçi fliste pozitivisht për turizmin në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Ai shprehet se vetëm vitin e shkuar rreth gjysëm milionë vizitorë ishin në Divjakë, por që synimi është që turistët të qëndrojnë disa ditë në park dhe kjo përmes shtimit të tërheqjeve turistike. Por, pavarësisht intervistës në dukje jo kritike ndaj gjithçkaje që ishte bërë për turizmin në atë zonë, problem qëndronte tek fakti të Koçi nuk kishte marrë leje tek eprorët për atë intervistë.

shkarkohet ardian koci ardian koci

Sondazh

Poll