Aktualitet

U gjet i groposur një vit më parë në Greqi, identifikohet shqiptari, 46-vjeçari nga Elbasani kishte dalë me leje nga burgu (EMRI)

Viktima ishte i dënuar me 15 vjet e 2 muaj burg dhe 30 mije euro gjobe për trafik droge.

9 Mars 2023, 13:07 Nga A.B
U gjet i groposur një vit më parë në Greqi, identifikohet
Ilir Rrasa

GREQI- Kufoma e gjetur e groposur në shtator të vitit 2022 në Mouriki, Viotia i përket një shqiptari. Pas analizës së ADN-në trupi rezulton të jetë i 46-vjeçarit Ilir Rrasa nga Elbasani. Ky person, ishte arratisur nga burgu i Patres në gusht 2011 pas lejes 6 ditore, raportojnë mediat serbe. 

U gjet i groposur një vit më parë në Greqi, identifikohet
Ilir Rrasa

Viktima ishte i dënuar me 15 vjet e 2 muaj burg dhe 30 mije euro gjobe për trafik droge. Trupi i tij u gjet i varrosur në një fushë nga punëtorët që po instalonin një tubacion nëntokësor, një kilometër përpara fshatit Mouriki në Thiva. Në rrobat e tij policët e Thivës kishin gjetur një kartë identiteti të Autoriteteve Shqiptare, duke konstatuar kështu se ai ishte i arratisuri nga burgjet e Patrës.

Autoritetet policore i morën vëllain e tij në Athinë material biologjik, i cili u identifikua me atë të viktimës. Policia e Thivës vijon hetimet për identifikimin e autorëve që e varrosën.

ilir rrasa greqi

Sondazh

Poll