Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon 32 vjet burg për Ilir Selmanin dhe Elvis Gacajn

25 vjet burg u kërkua për Selmanin, i cili akuzohet nga SPAK për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe 7 vjet për Elvis Gaçajn, ndaj të cilit rëndojnë akuzat e armëmbajtjes pa leje në disa raste dhe largim nga vendi i qëndrimit.

9 Mars 2023, 15:29 Nga k.m.
Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon 32 vjet burg për Ilir Selmanin
Foto ilustruese

TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 32 vjet burgim në total për 2 të pandehurit për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani dhe Elvis Gaçaj. 25 vjet burg u kërkua për Selmanin, i cili akuzohet nga SPAK për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe 7 vjet për Elvis Gaçajn, ndaj të cilit rëndojnë akuzat e armëmbajtjes pa leje në disa raste dhe largim nga vendi i qëndrimit.

Më herët për vrasjen e ish-policit Malko është dënuar me 25 vite burg Blendi Teta, i cili akuzohet si një person që kishte mbajtur në vëzhgim lëvizjet e Malkos duke njoftuar edhe autorët për të kryer ekzekutimin. Ndërkohë Blendi Teta, i dënuar me 25 vite burg për të njëjtën ngjarje ka bërë rekurs vendimit te Gjykatës së Apelit, duke kundërshtuar vendimin e dhënë nga Apeli i SPAK. Teta u gjet fajtor nga trupa gjykuese si pjesëmarrës në ekzekutimin e Malkos mbrëmjen e 27 gushtit në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica. Por, në pranga është vënë vetëm Teta dhe Ilir Selmani.

vritet santiago malko santiago malko

Sondazh

Poll