Aktualitet

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Belgjikë, i riu kapet duke u kujdesur për një fermë kânabisi

Policia belge kishte marrë një denoncim nga qytetarët në lidhje me kryerjen e një aktiviteti të paligjshëm në këtë zonë.

9 Mars 2023, 12:49 Nga A.B
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Belgjikë, i riu kapet duke u
Foto ilustruese

BELGJIKË- Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar në Belgjikë. Ai është kapur duke u kujdesur për një fermë kanabisi, në rrugën Joseph ëettinck në Seraing të Belgjikës.

Policia belge kishte marrë një denoncim nga qytetarët në lidhje me kryerjen e një aktiviteti të paligjshëm në këtë zonë. Pas raportimit, gjatë kontrollit fizik, u gjetën tre dhoma kultivimi. Po ashtu, aty u kap edhe një burrë dhe një i mitur që kujdesej për to.

I riu shqiptar doli para seancës gjyqësore ku deklaroi se kishte shkuar në Belgjikë për t’u kujdesur për bimët narkotike. Ai shtoi se nuk i njihte personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Sipas tij, plantacioni ishte mbjellë kur ai mbërriti. 

arrestohet shqiptari ne belgjike belgjike

Sondazh

Poll