Aktualitet

I shtyrë nga i dashuri shqiptar, 24-vjeçarja greke akuzon babain e saj për përdhunim, e gjitha se i ati nuk ishte dakord për lidhjen!

Babai ngriti një padi kundër partnerit 29-vjeçar të së bijës, duke pretenduar se i kishte dërguar material pornografik me vajzën e tij, duke e shoqëruar me mesazhe kërcënuese. 

9 Mars 2023, 12:37 Nga k.m.
I shtyrë nga i dashuri shqiptar, 24-vjeçarja greke akuzon babain e
Foto ilustruese

GREQI- Një rast i rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 24-vjeçare greke akuzoi babanë e saj 50-vjeçar për përdhunim, kërcënime, rrëmbim dhe dhunë në familje. Sipas mediave greke, Policia zbuloi se 24-vjeçarja orkestroi akuzat, për të cilat ajo pretendonte se kishin ndodhur nga dhjetori 2020 deri më 17 shkurt 2021, ndaj babait të saj, sepse ai nuk ishte dakord me marrëdhënien e saj me një shqiptar, i paidentifikuar me emër. 

Babai ngriti një padi kundër partnerit 29-vjeçar të së bijës, duke pretenduar se i kishte dërguar material pornografik me vajzën e tij, duke e shoqëruar me mesazhe kërcënuese. Megjithatë, 24-vjeçarja shkoi në Komisariatin e Policisë dhe denoncoi të atin se e kishte mbajtur peng kundër dëshirës së saj në shtëpinë e familjes në Rodos. Ajo shtoi se i ati e kishte detyruar që të kryente edhe marrëdhënie seksuale me të.

Në bisedat e regjistruara të tre të përfshirëve, e cila u transkriptua me urdhër të prokurorit, rezultoi se 29-vjeçari shqiptar i ka kërkuar partneres të ngrejë padi kundër babait të saj, me pretendimin se ai e përdhunoi dhe dhunoi fizikisht për të vërtetuar se e donte. 24-vjeçarja u thirr sërish për të dëshmuar dhe më 3 mars 2023, ajo deklaroi se nuk i kujtohej biseda telefonike, por nuk tërhoqi atë që kishte thënë në deklaratat e saj fillestare. 

Deri më tani, 24-vjeçarja nuk është ekzaminuar ende nga mjeku mjekësor, pasi nuk ka dashur.

greqi

Sondazh

Poll