Aktualitet

Dy operacione anti-drogë në Shkodër/ Sekuestrohen 5.6 kg kanabis, 7 të arrestuar (EMRAT)

Gjatë operacionit policor “Bleran” u arrestuan: Pjetër Ashta dhe Dodë Ashta, ndërsa gjatë operacionit policor “Sheshi” u arrestuan: Artilas Vuksani, Emiljan Vuksani, Robert Pepniku, Robert Preka dhe Rajmond Kola.

9 Mars 2023, 12:35 Nga k.m.
Dy operacione anti-drogë në Shkodër/ Sekuestrohen 5.6 kg kanabis,
Foto ilustruese

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka finalizuar dy operacione antidrogë, “Bleran” dhe “Sheshi”, në kuadër të të cilëve ranë në pranga 7 persona dhe u sekuestruan 5.6 kilogramë kanabis. Gjatë operacionit policor “Bleran” u arrestuan: Pjetër Ashta dhe Dodë Ashta, ndërsa gjatë operacionit policor “Sheshi” u arrestuan: Artilas Vuksani, Emiljan Vuksani, Robert Pepniku, Robert Preka dhe Rajmond Kola.

NJOFTIMI I PLOTË:

Dy operacione anti-drogë janë finalizuar brenda 12 orëve në Shkodër që kanë çuar në pranga shtatë persona.

Në operacionin e parë “Bleran” u arrestuan në flagrancë Pjetër Ashta, 62 vjeç dhe dhe Dodë Ashta, 33 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Bardhaj, pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre janë gjetur rreth 5.6 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 aparate celulare.

Gjatë operacionit “Sheshi”, u arrestuan në flagrancë: Artilas Vuksani dhe Emiljan Vuksani, të dy 19 vjeç, Robert Pepniku, 26 vjeç dhe Robert Preka 22 vjeç, të katërt banues në Shkodër dhe Rajmond Kola, 22 vjeç, banues në Golem, pasi shërbimet e Policisë, në afërsi të sheshit ”Prek Cali”, kanë ushtruar kontroll në automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas dhe si rezultat kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të përgatitur gati për shitje.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, në qytetin e Shkodrës. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të aktiviteteve kriminale të këtyre shtetasve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

shkod operacioni bleran operacioni sheshi

Sondazh

Poll