Sport

Donnaruma: “Më vjen mire për Milanin por jam krenar që luaj për PSG-n?”

Paris Saint-Germain nuk arriti të kalojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi humbi me rezultat 0:3 ndaj Bayern Munich. Skuadra pariziene mbrëmë humbi 0:2 në Mynih , ndërsa në ndeshjen e parë të 1/8-të, gjermanët fituan 1:0.

9 Mars 2023, 16:45 Nga DOSJA
Donnaruma: “Më vjen mire për Milanin por jam krenar që luaj

FRANCE - Portieri i Paris Saint-Germain, Gianluigi Donnaruma ka thënë sot se është krenar që luan për atë klub, pavarësisht humbjes së fundit dhe eliminimit nga 1/16-të e Ligës së Kampionëve.

Paris Saint-Germain nuk arriti të kalojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi humbi me rezultat 0:3 ndaj Bayern Munich. Skuadra pariziene mbrëmë humbi 0:2 në Mynih , ndërsa në ndeshjen e parë të 1/8-të, gjermanët fituan 1:0.

"Jemi të zhgënjyer, të zemëruar, është shumë zhgënjyese të eliminohesh nga Liga e Kampionëve. Nuk pendohem apo dyshoj për zgjedhjen time për t'iu bashkuar Paris Saint-Germain. Nuk e kam dyshuar kurrë", tha Donnarumma për Sky.

Ai iu referua edhe rezultatit të ish-klubit të tij Milan, nga ku u transferua në Paris Saint-Germain si lojtar i lirë në verën e vitit 2021. Milani kaloi në çerekfinale pasi mposhti Tottenhamin në dy ndeshje me rezultat të përgjithshëm 1:0.

"A jam i lumtur për Milanin? Po, por jam gjithashtu shumë krenar që jam te Paris Saint-Germain," tha Donnarumma.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll