Sport

Paul Pogba ndëshkohet për ndeshjen ndaj Fribourg, erdhi me vonesë në grumbullim...

Lojtari i kombëtares franceze, i kthyer nga dëmtimi në radhët e Juventusit, nuk do të luajë këtë të enjte, më 9 mars, kundër Fribourg në Europa League. Ai dënohet pasi erdhi me vonesë në grumbullim një ditë më parë.

9 Mars 2023, 16:42 Nga DOSJA

Paul Pogba ndëshkohet për ndeshjen ndaj Fribourg, erdhi me vonesë

ITALI - Paul Pogba nuk u përfshi në skuadër nga Juventusi për ndeshjen e Europa League kundër Fribourg, këtë të enjte në mbrëmje (21:00) për "arsye disiplinore", pasi mbërriti vonë në grumbullimin e mërkurës në mbrëmje, mësohet brenda klubit.

Mesfushori francez, i kthyer në fushë javën e kaluar për herë të parë që nga një dëmtim i gjurit në korrik, është mungesa e madhe nga lista e lojtarëve të zbuluara nga Juventusi në faqen e saj. Kjo nuk është e lidhur me një problem të ri fizik, por ka një "arsye disiplinore",- tha një burim i brendshëm në klub për AFP.

Paul Pogba ndëshkohet për ndeshjen ndaj Fribourg, erdhi me vonesë

Pogba ka mbërritur vonë të mërkurën në mbrëmje, në grumbullimin e skuadrës për t'u përgatitur kundër Freiburgut, në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Europa League, vazhdoi burimi, duke konfirmuar informacionet nga disa media italiane.

29-vjeçari u rikthye në ndeshje më 28 shkurt, duke hyrë në lojë kundër Torinos (4-2) dhe më pas luajti disa minuta sërish kundër AS Roma (0-1) të dielën. Ai është ende në kërkim të ritmit, pasi humbi të gjithë fillimin e sezonit dhe Botërorin 2022, për shkak të dëmtimit të gjurit të djathtë në fund të korrikut, i cili kërkoi një operacion në fillim të shtatorit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll